Përshkrim
Tendë e Palosshme (Autobus) për Fëmijët (108x70x68 cm)
Tendë e palsshme: Kjo tendë është një dhuratë ideale për fëmijët tuaj të vegjël, në ditë të veçanta të jetës së tyre. Tenda ka një dizajn të thjeshtë dhe paraqet një imazh të një autobuzi. Vjen me 4 ngjyra të ndryshme, të kuqe, verdhë, blu dhe rozë, për tju përshtatur dëshirave të fëmijëve tuaj.
Përmasat e tendës: Tenda ka përmasa te përgjithshme 108x68x70 cm. Ka një derë nga ku mund të futen fëmijët tuaj, me përmasa 32×43 cm. Në tavan janë 2 rrathë ku mund të ngrihen në këmbë fëmijët dhe të shikojnë nga lart tendës. Dy rrathët kanë një diametër prej 47 cm.
Struktura dhe montimi: Struktura e tendës është prej teli të çelikut, duke e tendën të qëndrueshme. Teli është mjaftueshëm i fortë dhe është kundër përthyerjes apo këputjes, duke e bërë atë jo vetëm të fortë, por edhe elestik, duke iu kthyer gjendjes së mëparëshme. Për montimin e saj nuk nevojitet shumë kohe, pasi është shumë e lehtë dhe praktike. Pas përfundimit të lojës, tenda mund të çmontohet dhe të futet sërisht në çantën e saj, duke mos iu zënë shumë hapësirë në shtëpinë tuaj.

Nuk ka ende komente.