Skuter Elektrik per Persona me Aftesi te Kufizuara (250W)
Skuter Elektrik: Aksesor i përshtatshëm për përdorim nga individë me aftvsi të kufizuara apo nga persona të moshuar me vështirësi në lëvizje. Skuteri është i pajisur me bateri të rikarikueshme dhe me motorr elektrik (me kapacitet 250Watt).
Na kontaktoni
- Skuter elektrik i përshtatshëm për:Individë me aftësi të kufizuara & për të moshuar të cilët kanë vështirësi në lëvizje.
- Lehtësisht i kontrollueshëm
- Pajisur me motorr elektrik 250 watt.
- 2 nivele shpejtësie lehtësisht të përzgjedhshëm.
- Shpejtësi lëvizje deri në 7kmph.
- Pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 24V 50Ah.
- Tregues niveli në panel.
- Përshkrim distance 15 - 20km (në varësi peshe & terreni ku lëvizni).
- Dritë LED & sinjalizues zanor (me buton) .
- Suport për transportim peshe deri në 120kg.
- Ecje para me tërheqjen e dorezës në krahun e djathtë & Ecje pas me tërheqjen e dorezës në krahun e majtë.
- Ecja pas mundësohe me sinjalizim zanor - për siguri të shtuar.
- Mundësi shtyerje manuale (me rregullimin e levës në pjesë ne poshtme.
- Mbështetëset me gjerësi të rregullueshme.
- Pajisur me kosh në pjesën e përparme.
- Ulëse e rehatshme - e rrotullueshme sipas nevojës.
Skuter Elektrik (250W) për persona me aftësi të kufizuara
Skuter Elektrik: Aksesor i përshtatshëm për përdorim nga individë me aftvsi të kufizuara apo nga persona të moshuar me vështirësi në lëvizje.
Skuteri është i pajisur me bateri të rikarikueshme dhe me motorr elektrik (me kapacitet 250Watt).
Motorr Elektrik & Bateri e Rikarikueshme: Skuteri është i pajisur me motorr elektrik me kapacitet 250watt.
Motorri mundëson shpejtësi lëvizje deri në 7kmph.
I pajisur me kontrollues të shpejtësisë ka dy modalitete lëvizje (me shpejtësi të ulët & shpejtësi të lartë).
Pajisur me bateri të rikarikueshme me kapacitet 24V 50Ah, mundëson përshkrim distance 15 deri në 20km.
Distanca e përshkruar bazohet në kapacitetin e peshës që po transportohet dhe terrenin ku po lëvizni.
Sinjalizim Zanor & Drite LED: Skuteri është i pajisur me sinjalizues zanor dhe me dritë LED.
Mundëson komoditet lëvizje në kushte errësire me anë të dritës LED të inkorporuar.
Kur ju lëvizni pas, skuteri lëshon sinjalizim zanor për të rritur sigurinë gjatë lëvizjes pas.
Në panelin e kontrollit gjenden butonat me ikonat specifike për bori dhe për dritën LED.
Ulëse Komode: Skuteri vshtë i pajisur me ulëse komode për përdoruesit e tij.
Pajisur në pjesën anësore me mbështetëse me gjerësi të rregullueshme – mundëson komoditet gjatë përdorimit.
Ulësja është e pajisur me levë e cila mundëson qëndrimin statik ose rrotullimin e ulëses në drejtime të ndryshme sipas nevojës tuaj.
Ulësja ka lartësi të rregullueshme sipas nevojës.
Përmasat: 130cm gjatësi, 105cm lartësi dhe 50cm gjerësi.
Pyetje të shpeshta:
- Kush mund ta përdorë?
Skuteri elektrik është i përshtatshëm për individë me nevoja të ndryshme.
Duke përfshirë të moshuarit, personat me aftësi të kufizuara dhe personat të cilët kanë probleme (për shkaqe të ndryshme) me këmbët. - Sa është pesha maksimale që suporton?
Skuteri elektrik suporton deri në 120kg peshë trupore. - Çfarë gomash përdor?
Skuteri është i pajisur me katër goma me përmasa 197 x 64mm. - Si përzgjidhet drejtimi i lëvizjes?
Drejtimi i lëvizjes përzgjidhet mjaft lehtë, me anë të tërheqjes nga vetja të levës në kahun e djathtë mundësohet lëvizja para, ndërsa me anë të tërheqjes nga vetja të levës në kahun e majtë mundësohet lëvizja pas.
- SKU
- A2215
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Pjese Kembimi & Aksesore te Tjere
