Përshkrim
Set llambash LED S21
Përshkrimi:
Set Llamba LED: Aksesor i përshtatshëm për zëvendësimin e dritave të dëmtuara (apo halogjene) të makinës tuja.
Seti i llambave mundëson ndriçim të fuqishëm.
Dritat LED në dallim nga dritat normale (halogjene) ndizen në mënyrë të menjëhershme.
Ofrojnë ndriçim të fuqishëm – për rritje sigurie gjatë lëvizjes natën.
Modele të ndryshme: Seti i dritave vjen në dy modele H7 dhe H11.
Seti i dritave H7- janë të përshtatshme për drita të gjata dhe për drita të shkurtra (në varësi të automjetit).
Seti i dritave H11 – kryesisht përdoret për drita mjergulle dhe drita të shkurtra (në varësi të makinës).
Jetëgjatësi e madhe: Secila dritë LED është e pajisur me ventilator të inkorporuar.
Ndërtuar me material rezistent aliazh alumini.
Struktura rezistente mundëson shpërndarje të njëtrajtshme të temperaturës dhe rezistencë ndaj tronditjeve të ndryshme në rrugë.
Ventilatori i inkorporuar ndizet në mënyrë të menjëhershme (sapo të ndizni dritat e makinës).
Ndriçim i fuqishëm: Set llampash të pajisur me çip LED SMD.
Ndriçim i fuqishëm 8000 Lumen secila, me fuqi 100 Watt.
Dalje drite në ngjyrë të bardhë 6500 Kelvin.
Modul CanBus: Secila llambë është e pajisur me çip CanBus, i cili mundëson punim të dritave pa shfaqur error në korskotin e makinës tuaj.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
Sugjerohet që instalimi të bëhet nga një elektroauto.
- (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambat
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.
(H11)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.
Nuk ka ende komente.