Set Llambash LED M6 Pro

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura

2,400L

Ka stok

SKU: H552530 Kategori:

Përshkrim

Set Llambash LED M6 Pro

Karakteristikat:

  • Set dritash.
  • Modelet në gjendje: H1, H3, H7, H11, 980-881, 9005 & 9006 (HB4).
  • Fuqia: 60W (secila llambë)
  • Voltazhi: DC12V
  • Fuqia e ndriçimit: 7000 Lumen.
  • Dritë e bardhë, 6500K.
  • Modul CanBus.
  • Ventilator i inkorporuar.
  • Jetëgjatësia: 30.000 orë pune. 

Përshkrim:

Ndriçim i fuqishëm: Secila llambë mundëson ndriçim shumë të fuqishëm me fuqi maksimale 60Watt.
Konsumi është i barazvlefshëm më fuqinë e ndriçimit të mundësuar, 6000 Lumen për llambë.
Drita dalëse është në ngjyrë të bardhë 6500K.

Modele të ndryshme: Sete të ndryshme llambash për përdorime të ndryshme. 
Drita të gjata, drita mjergulle dhe drita të shkurtra, në varësi të automjetit ndryshon modeli i llambës së përdorur.
Modelet në gjendje: H1, H3, H7, H11, 980-881, 9005 dhe 9006 (HB4).

Jetëgjatësi: Seti i llambave LED është i pajisur me ventilator aktiv për ftohje të detyruar,
ka trup të ndërtuar me material rezistent Aliazh Alumini për transmetim të njëtrajtshëm nxehtësie. 
Jetëgjatësi deri në 30.000 orë pune.

Plug & Play: Seti i llambave është lehtësisht i montueshëm në varësi të makinës tuaj.
Të pajisur me çip CanBus, seti i llambave montohet lehtësisht pa shfaqur error në sistemin elektrik të makinës tuaj.
Ndezje e menjëhershme në ndriçim maksimal.

Instalim i lehtë:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni dritat LED.
  • Vendosni kapakun mbrojtës

(H119005 & 9006)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar ventilimin.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Set Llambash LED M6 Pro”