Përshkrim
Set Llambash LED – H7 (XS-110)
Përshkrimi:
Set Llambash LED: Aksesor zëvendësues të përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh.
Llambat LED mundësojnë ndezje të menjëhershme në ndriçim maksimal.
Zëvendësuese direkte për llambat e dritave të shkurtra, dritave të gjata apo të mjergullës (në varësi të makinës tuaj).
Seti vjen në dy modele në gjendje momentale H1 & H7.
Çip Cree: Llambat LED janë të pajisura me çip LED Cree.
Çip i cili mundëson dalje drite të fuqishme në dritë të bardhë (6000K).
Ndriçim i fuqishëm; Secila nga dritat LED mundëson ndriçim të fuqishëm.
Me fuqi prej 115Watt (secila) në voltazh pune DC 9-30V.
Llambat janë të përshtatshme për përdorim në fenerë me lupë dhe me reflektorë.
Jetëgjatësi: Llambat janë të pajisura me ventilator i cili mundëson ftohje të forcuar. Ventilatori ndizet në të njëjtën kohë me llambat LED.
Strukturë e ndërtuar me material rezistent alumin (6063) – material i cili mundëson shpërndarje të njëtrajtshme të nxehtësisë.
Ventilatori dhe struktura prej alumini mundësojnë shtimin e jetëgjatësisë së llambave.
Modul CanBus: Llambat LED janë të pajisura me modul CanBus – modul i cili parandalon shfaqjen e error-it në kroskotin e makinës tuaj.
Plug & Play: Seti i dritave LED H7 është lehtësisht i montueshëm në makinën tuaj.
Plug & Play, për shumicën e makinave – mjafton ta montoni dhe të vendosni fishën për të mundësuar ndezjen,
Instalimi është mjaft i lehtë, për disa modele automjetesh mund të nevojitet adaptor montimi.
Instalim i lehtë: Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
- Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.



















Nuk ka ende komente.