Përshkrim
Set me Llamba Makine XS-160
Përshkrimi:
Aksesor Zëvendësues: Set llambash LED të përshtatshme për modele të ndryshme autoveturash.
Të përshtatshme për zëvendësimin e dritave të verdha halogjene në drita në ngjyrë të bardhë, apo zëvendësimin e dritave të dëmtuara (djegura).
Seti i llambave është i përshtatshëm për zëvendësimin e dritave të mjergullës, dritave të shkurtra si dhe atyre të gjata.
Drita LED: Seti është i pajisur me drita të fuqishme LED, ndezje e menjëhershme në ndriçim maksimal.
Secila nga llambat mundëson ndriçim të fuqishëm prej 110Watt në ngjyrë të bardhë 6500K.
Set: Llambat vijnë set dy copë në paketim. Në gjendje momentale llamba H1, H7 dhe H11.
H1: Zëvendësues për dritat e gjata
H7: Drita zëvendësuese për dritat e shkurtra, të gjata dhe mjergulle në varësi të makinës.
H11: Drita zëvendësuese për dritat e shkurtra dhe dritat e mjergullës (në varësi të makinës). 9005 (HB3):Përdoret si dritë zëvendësuese për dritat e gjata (high beam) dhe në disa modele makinash edhe për dritat e mjegullës, në varësi të konfigurimit të automjetit.
Instalimi: Seti i dritave është lehtësisht i instalueshëm, por për disa modele specifike makinash sugjerohet përdorimi i një adaptori. Për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto (për siguri dhe kursim kohe).
(H7)
Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
Hiqni fuqizuesin e llambës.
Hiqni llambën e vjetër halogjene.
Hiqni kapsen nga llamba LED.
Montoni kapsen në vendin e llambës.
Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
Sigurohuni që ti keni vendosur sipas drejtimit (majtas-djathtas).
Testoni dritat.
Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.


















Nuk ka ende komente.