Përshkrim
Set llamba makine LED Buzi (H1 – H11 – H7)
Përshkrimi:
Set Llampa LED: Set i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh.
Seti është i përshtatshëm për drita të shkurtra (H7 & H11), drita të gjata (H1 & H7) dhe antinebie (frexha mjergulle H11).
Ndriçim i fuqishëm: Seti i llambave LED mundëson dalje drite në ngjyrë të bardhë 6000K.
Secila llambë mundëson dalje drite të fuqishme 6000 lumen në fuqi 60 watt.
Jetëgjatësi: Seti i llambave është i pajisur me ventilator të inkorporuar (ndezje e sforcuar).
Ndërtuar me material rezistent aliazh alumini – e cila mundëson shpërndarjen e nxehtësisë në mënyrë të njëtrajtshme.
Instalim i lehtë:
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
Për instalimin e llambave LED mund tju nevojitet adaptor.
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)
Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
Hiqni fuqizuesin e llambës.
Hiqni llambën e vjetër halogjene.
Hiqni kapsen nga llamba LED.
Montoni kapsen në vendin e llambës.
Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.)
Montoni fishat fuqizuese.
Testoni llambat (ndizini).
Vendosni kapakun mbrojtës.
Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.
(H11)
Fikni makinën.
Hiqni kapakun e fenerit.
Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas.
Montoni fishën fuqizuese.
Testoni llambat (ndizini).
Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.



















Nuk ka ende komente.