Set Llamba LED (XS-120) H7 (60-136W)

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi web: 2,500L

Cmimi ne dyqan: 2,900L

Highlights

  • Set llamba LED. 
  • Dritë e fuqishme LED. 
  • Model H7 – e përshtatshme për drita të gjata ose të shkurtra. 
  • Dalje drite 6500K (e bardhë). 
  • Voltazh pune DC 12V. 
  • Modul CanBus – për  parandalim të shfaqjes së Error-it në kroskot. 
  • Fuqi me përzgjedhje (sipas dëshirës): 
    Power – 136Watt & CanBus 60Watt. 
  • Ventilator i inkorporuar për ftohje të forcuar. 
Kategori:

Përshkrim

Set llamba LED (XS-120) H7 (60-136W)

Përshkrimi:

Set Llamba LED: Aksesor zëvendësues për makina të ndryshme. Mundëson zëvendësimin e llambave halogjene të makinës tuaj. 
Set i përshtatshëm për drita të shkurtra ose të gjata (në varësi të automjetit tuaj). 

Dual Power: Drita LED është e pajisur me kontroll për nivelin e fuqisë. 
Në modulin CanBus gjendet një çelës për të mundësuar kontrollin e nivelit të fuqisë.
Power (niveli maksimal i fuqisë 136watt) – CanBus (nivel optimal fuqie 60watt).

Dritë e bardhë – Ventilator i inkorporuar: Secila nga dritat LED mundëson dalje drite në ngjyrë të bardhë 6500K. 
Dritat LED janë të pajisura me ventilator të inkorporuar – i cili mundëson ftohje të forcuar të trupit të llambës LED.

Instalim i lehtë: Seti i dritave LED H7, është lehtësisht i instalueshëm. 
Në varësi të automjetit tuaj shërbejnë si drita të shkurtra ose si drita të gjata. 
Në varësi të makinës tuaj mund të ju nevojitet përdorim adaptori.

Instalimi
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto. 
Për instalimin e llambave LED mund tju nevojitet adaptor.

Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas.)
  • Montoni fishat fuqizuese. 
  • Testoni llambat (ndizini).
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

Pyetje të shpeshta:

  1. A mund ti instaloj vetë?
    Po, ju mund ti instaloni vetë llambat LED. Por, në varësi të makinës tuaj ju mund të keni nevojë për adaptor për montimin e llambave LED. 
    Për efikasitet dhe siguri sugjerohet montim nga një elektroauto.
  2. A mund ti përdor për drita mjergulle?
    Llambat H7 kryesisht janë të përshtatshme për zëvendësimin e dritave të shkurtra ose të gjata të makinës tuaj. (Kjo gjë varet nga modeli i makinës tuaj).
  3. Si mund të përzgjedh nivelin e fuqisë së llambave?
    Moduli CanBus i Llambave është i pajisur me çelës me anë të së cilit ju mund të përzgjidhni modalitetin e ndriçimit (Power 136W ose CanBus 60W)

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Set Llamba LED (XS-120) H7 (60-136W)”