Përshkrim
Pasqyrë DVR për makinë (XS-V60)
Përshkrimi:
Aksesor sigurie për automjete: DVR për makinën pasqyrë është një pjesë e rëndësishme e sigurisë së automjetit tuaj, duke ofruar një sistem regjistrimi.
Mundëson filmimin e të gjithë kohës ndërsa udhëtoni duke ju ofruar siguri të shtuar.
Instalimi është i lehtë dhe i shpejtë, pasqyra vendoset mbi pasqyrën ekzistuese të makinës suaj pa nevojë për pajisje shtesë. Por, për lidhjen e kameras së pasme sugjerohet instalimi nga një elektroauto (duke ju ofruar të gjithë funksionalitetet e DVR-s).
Ekran me prekje TFT 9.66 inç: Ekran prekës TFT ofron një përvojë të përdorimit të përshtatshme dhe të shpejtë për zgjedhjen dhe konfigurimin e opsioneve.
Ekrani mundëson lehtësi përdorimi.
Kamera para & pas: Kamera përpara ofron një kënd regjistrimi të gjerë 170° për të kapur më shumë nga rruga, ndërsa kamera e pasme siguron mbulimin e pasqyrës së makinës dhe shfaqet automatikisht në ekran gjatë kthimit prapa.
Mund të përzgjidhni modalitete të ndryshme video regjistrimi sipas nevojës apo dëshirës.
Regjistrim vetëm para, regjistrim para dhe pas njëkohësisht si dhe regjistrim vetëm pas.
Kualitet i lartë regjistrimi – Kartë memorie microSD: Përmes regjistrimeve në 1080p, ky DVR ofron një pamje të qartë dhe të detajuar të ngjarjeve në rrugë. Për të ruajtur videon dhe të dhënat, pasqyra ka një slot për kartën e memorisë, duke ju mundësuar të regjistroni dhe të shikoni rregjistrimet më vonë.

















Nuk ka ende komente.