MP3 për makinë me shirit LED dhe me pult komandimi MP3-5
Aksesor Audio: MP3 për makinë është pajisja ideale për të shijuar muzikën tuaj të preferuar gjatë çdo udhëtimi. Lidhet me sistemin audio të makinës përmes valëve radio FM 87.5-108.0Mhz, duke mundësuar transmetimin e audios në radion e automjetit. (Për dëgjim muzike pa interferenca sugjerohet përdorimi i një frekuence boshe). Falë teknologjisë Bluetooth, mund ta lidhni lehtësisht me telefonin tuaj dhe të dëgjoni muzikë pa pasur nevojë për fisha apo produkte të tjera teknologjike. MP3 mbështet gjithashtu dëgjimin e muzikës përmes portës USB dhe kartës së memories, duke ju ofruar disa mënyra praktike për të shijuar dëgjimin e muzikës tuaj të preferuar. Aksesor i përshtatshëm për përdorim në automjete të cilat nuk kanë opsion tjetër për dëgjim muzike përveçse radios së fabrikës.
Ndriçim LED RGB – Mundësi fuqizimi për pajisje elektronike: MP3 është i pajisur me 2 porta karikimi, një portë USB me dalje 5V/2.1A dhe një portë Type-C me fuqi deri në 18W, e cila suporton dalje me fuqi 5V/3A, 9V/2A dhe 12V/1.5A. Këto porta ju mundësojnë të karikoni pajisjet tuaja elektronike gjatë udhëtimit, duke ofruar fleksibilitet dhe prakticitet në përdorim. Në panel gjithashtu përfshihet edhe një portë e dytë USB e cila shërben si portë hyrëse për dëgjimin e muzikës me anë të një USB-je. Shiriti ndriçues LED RGB, i vendosur në pjesët anësore të kokës së pajisjes, i shton ambientit të makinës një pamje moderne dhe tërheqëse.
Kontroll i lehtë: MP3 për makinë është projektuar për përdorim të thjeshtë dhe praktik. Me anë të pultit të komandimit, mund të kontrolloni funksionet e pajisjes me lehtësi edhe nga distanca, ndërsa koka e lëvizshme ju lejon ta përshtatni pozicionin sipas nevojës në brendësi të makinës tuaj. Mikrofoni i inkorporuar mundëson përgjigjen e telefonatave përmes MP3-shit, duke ju ndihmuar të qëndroni të lidhur edhe gjatë udhëtimeve. Kombinimi i funksioneve të transmetimit të muzikës, komunikimit pa tela dhe karikimit e bën këtë MP3 një aksesor praktik për makinën tuaj në çdo udhëtim dhe në përditshmëri.