M291482

MP3 me Bluetooth per Makine C31

Pa stok 43 shitje Në Audio & MP3

Portë Type C dhe 2 porta USB për karikim të shpejtë: Ky MP3 për makinë është i pajisur me një portë Type C dhe dy porta USB që ofrojnë mundësi karikimi të shpejtë për pajisjet tuaja elektronike, si telefona, tableta,…

Çmimi aktual ALL 500
Përkohësisht pa stok

Ky produkt nuk mund të porositet për momentin.

Shiko produkte të ngjashme

  • 1 portë type C dhe 2 porta USB për karikimin e shpejtë të pajisjeve tuaja elektronike.
  • Mundësi lidhjeje me telefonin tuaj nëpërmjet Bluetooth V5.0.
  • Mikrofon I integruar për kryerjen e thirrjeve nëpërmjet MP3.
  • Lidhet automatikisht sapo pajisja të ndizet.
  • Distanca efektive 5m.
  • Efekt me drita LED shumëngjyrëshe.

MP3 për makinë C31

Portë Type C dhe 2 porta USB për karikim të shpejtë: Ky MP3 për makinë është i pajisur me një portë Type C dhe dy porta USB që ofrojnë mundësi karikimi të shpejtë për pajisjet tuaja elektronike, si telefona, tableta, ose paisje të tjera.

Karikim i shpejt dhe i sigurt do tju mundësojë të mbani gjithmonë pajisjet tuaj të gatshme për përdorim.

Bluetooth V5.0 për lidhje me telefonin: Me Bluetooth V5.0, kjo pajisje mund të lidhet lehtësisht me telefonin tuaj, duke mundësuar transmetimin e muzikës, thirrjeve dhe të dhënave pa tel.
Kjo siguron një lidhje stabile dhe të shpejtë, që përmirëson cilësinë e përvojës tuaj të dëgjimit.

Mikrofon i integruar për thirrje të sigurta: Ky MP3 për makinë ka një mikrofon të integruar, që mundëson kryerjen e thirrjeve telefonike në mënyrë të sigurt, pa nevojën për të mbajtur telefonin në dorë.
Kjo është veçanërisht e dobishme për tu ruajtur nga shpërqendrimet gjatë vozitjes.

Lidhje automatike: Pajisja lidhet automatikisht me makinë sapo ajo ndizet, duke siguruar një përdorim të lehtë dhe të thjeshtë pa pasur nevojë të konfiguroni asgjë manualisht.

Distanca efektive deri në 5 metra: Lidhja Bluetooth ka një distancë efektive deri në 5 metra, duke mundësuar fleksibilitet dhe lëvizshmëri në përdorimin e pajisjes.

Efekte me drita LED shumëngjyrëshe: MP3 për makinë C31 është gjithashtu e pajisur me efekte LED shumëngjyrëshe që krijojnë një atmosferë moderne dhe tërheqëse në brendësi të makinës tuaj, duke i dhënë një pamje të veçantë dhe atraktive pajisjes.

Përdorimi:

  • Ndizni makinën tuaj.
  • Vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do tju  shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
  • Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
  • Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
  • Me anë të butonave (Next < &> Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
  • Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
  • Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
  • MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
SKU
M291482
Pesha
0,1 kg
Kategoria

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.