Përshkrim
MP3 për makinë C31
Përshkrimi:
Portë Type C dhe 2 porta USB për karikim të shpejtë: Ky MP3 për makinë është i pajisur me një portë Type C dhe dy porta USB që ofrojnë mundësi karikimi të shpejtë për pajisjet tuaja elektronike, si telefona, tableta, ose paisje të tjera.
Karikim i shpejt dhe i sigurt do tju mundësojë të mbani gjithmonë pajisjet tuaj të gatshme për përdorim.
Bluetooth V5.0 për lidhje me telefonin: Me Bluetooth V5.0, kjo pajisje mund të lidhet lehtësisht me telefonin tuaj, duke mundësuar transmetimin e muzikës, thirrjeve dhe të dhënave pa tel.
Kjo siguron një lidhje stabile dhe të shpejtë, që përmirëson cilësinë e përvojës tuaj të dëgjimit.
Mikrofon i integruar për thirrje të sigurta: Ky MP3 për makinë ka një mikrofon të integruar, që mundëson kryerjen e thirrjeve telefonike në mënyrë të sigurt, pa nevojën për të mbajtur telefonin në dorë.
Kjo është veçanërisht e dobishme për tu ruajtur nga shpërqendrimet gjatë vozitjes.
Lidhje automatike: Pajisja lidhet automatikisht me makinë sapo ajo ndizet, duke siguruar një përdorim të lehtë dhe të thjeshtë pa pasur nevojë të konfiguroni asgjë manualisht.
Distanca efektive deri në 5 metra: Lidhja Bluetooth ka një distancë efektive deri në 5 metra, duke mundësuar fleksibilitet dhe lëvizshmëri në përdorimin e pajisjes.
Efekte me drita LED shumëngjyrëshe: MP3 për makinë C31 është gjithashtu e pajisur me efekte LED shumëngjyrëshe që krijojnë një atmosferë moderne dhe tërheqëse në brendësi të makinës tuaj, duke i dhënë një pamje të veçantë dhe atraktive pajisjes.
Përdorimi:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
Nuk ka ende komente.