Përshkrim
MP3 për makinë
Karakteristikat:
- Mundëson dëgjimin e këngëve tuaja të preferuara me anë të Bluetooth.
- Portë USB për karikim dhe për dëgjim muzike, portë AUX, vend për kartë memorie micro-SD.
- Lidhet automatikisht me telefonin tuaj, sapo pajisja të ndizet.
- Versioni i Bluetooth V2.1 + EDR Class 2
- Frekuenca 2.402 – 2.480 GHz.
- Voltazhi i punës 5V.
- Distancë efektive 5metër.
- Mundëson karikim output 5V.
- Karikim input 12-26V.
Përdorimi:
- Ndizni makinën tuaj.
- Vendosni MP3 në portën e cigares.
- Në ekranin e MP3 do tju shfaqet për pak sekonda voltazhi aktual i makinës tuaj.
- Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale. (Zakonisht 87.5MHz).
- Ju mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
- Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e përgjigjes së telefonatës.
- Frekuenca do të pulsojë (87.5MHz).
- Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
- Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3.
- Me anë të frekuencave të radios bëhet transmetimi i Audios nga MP3.
- Lidhni telefonin tuaj me MP3 me anë të Bluetooth.
- MP3 do tju shfaqet në settings me emrin BT-Car.
- Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë.
Nuk ka ende komente.