Përshkrim
Mini freskuese (Humidizuese) – portabël
Përshkrimi:
Mini-Freskuese: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal.
E përshtatshme për përdorim në ambiente rezidenciale dhe ambiente komerciale.
Mundëson freski në ambientin ku e përdorni.
Dizajn portabël, mundëson komoditet transportimi.
Nivel Freskie i rregullueshëm: Freskuesja është e pajisur me 3 nivele shpejtësie të përzgjedhshme.
High, Medium & Low – përzgjedhje manuale me anë të butonit të inkorporuar.
Ventilatori ka fuqi maksimale prej 10 watt – me nivel të ulët zhurme.
Humidizues Ambiental: Freskuesja është e pajisur me kontenitor uji, i cili mundëson shpërndarje të lagështisë në ajër me anë të ventilatorit.
Humidizuesja është lehtësisht e përdorshme – kontenitori i plotë mundëson deri në 2 orë përdorim (shpërndarje uji në ajër).
Dritë LED – Aromatizues & Kohëmatës: Freskuesja ka të inkorporuar drita LED në kontenitorin e ujit, çka mundëson dritë ambientale të përzgjedhshme (me anë të butonit).
Në pjesën e përparme – freksuesja ka një hapësirë për të vendosur pambuk me vaj aromatizues për dalje ajri me aromë të mirë.
Gjithashtu, një nga veçoritë e freskueses është prania e kohëmatëses – pas shtypjes së butonit freksuesja punon për 1 – 2 ose 3 orë më pas ndalon automatikisht.

















Nuk ka ende komente.