Klloun Cagey me Fëmijë – Statuje me Lëvizje & me Zë
Klloun Cagey: Kjo statujë është një aksesor dekorues i projektuar për festën e Halloween dhe i dizajnuar për ambiente të brendëshme. Statuja ka një dizajn të një kllouni Cagey, me një vajzë të vogël të futur në një kafaz me shufra hekuri. Imazhi i kllounit paraqitet i duke qeshur, ndërsa ai i vajzës së vogël paraqitet duke qarë. Sytë e kllounit janë me drita LED me pamje frikësuese, ndërsa vajza në kafaz lëviz dhe bërtet me zë.
Përmasat dhe materiali: Pëmasat totale të statujës janë 225 cm lartësi dhe 64×85 cm, duke bërë që ambienti ku do të vendoset të ketë një lartësi të konsiderueshme dhe të mjaftueshme. Baza mbajtëse e saj ka përmasat 83×91 cm. Për ndërtimin e kësaj statuje të lëvizshme janë përdorur materiale të ndryshme, ku pjesën më të madh e zë hekuri, por pa lënë jashta copat prej pambuku, pjesët elektronike, PVC, PE, ABS, fibër poliestre ejt.
Opsionet dhe zëri: Si kllouni ashtu edhe vajza në kafaz kanë zë. Kllouni flet dhe lëvizën kafazin, ndërsa vajza bërtet. Për kontrollin e volumit të zërit të tyre mund të përdoret tek paneli i kontrollit mundësia për ta rritur apo ulur volumin. Fuqizohet me energji elektrike.
Montimi dhe përdorimi: Për montimin e tij nuk do t’ju nevojitet shumë kohë pasi është shumë i lehtë dhe mund të bëhet shumë shpejtë, duke bashkuar të gjitha pjesët e tij. Përdorimi i tij do të ishte ideal në një hapësirë të madhe të brendëshme duke e bërë të përshtatshme për shtëpi të mëdha apo për ambiente commercial-e, si restorantet apo bare-t, pas festës së Halloween mund ta çmontoni dhe ta magazinoni pa ju zënë shumë hapësirë.