Përshkrim
Kit Alarmi Sigurie me Wi-Fi dhe 4G Graffiti G66W Tuya
Përshkrimi:
Sistem Alarm Inteligjent WiFi dhe 4G:Sistem alarmi ofron siguri maksimale dhe përdorim të thjeshtë, duke kombinuar teknologjinë WiFi dhe GSM për mbrojtje të vazhdueshme të shtëpisë, biznesit apo ambienteve të tjera.
Dizajni:Me dizajn modern në ngjyrë të bardhë dhe ekran TFT 2.4”, përshtatet lehtësisht me çdo ambient.Instalohet shpejt brenda pak minutash dhe kontrollohet lehtësisht përmes aplikacionit, telekomandës ose panelit me tastierë.
Funksione dhe Veçorit Kryesore:Sistemi mbështet deri në 45 zona mbrojtjeje wireless dhe 8 telekomanda,duke e bërë shumë fleksibël për zgjerim.Përfshin regjistrim zanor deri në 10 sekonda, mbështet 6 numra telefoni dhe 3 numra SMS për njoftime alarmi. Ka funksion programimi automatik për aktivizim/çaktivizim (Arm / Disarm / Home Arm), si dhe zonë të veçantë për të moshuar,e cila kontrollon lëvizjen periodike për siguri shtesë.
Sirenë dhe Transmetim Wireless:Sistemi ka transmetues wireless të integruar dhe mbështet sirena dhe pajisje të tjera RF.Volumi i sirenës: 120 dB me kohë standarde të alarmit 180 sekonda.Frekuenca RF: 433MHz / 315MHz (e personalizueshme)
Kontroll dhe Komunikim:
- Kontroll përmes APP-it në telefon
- Kontroll me telekomandë
- Kontroll direkt nga paneli me tastierë
- Mbështetje WiFi 2.4GHz & GSM
- Ndërrim gjuhe (bilingual – e personalizueshme)
Përdorimi Ideal:
- Shtëpi private
- Apartamente
- Dyqane dhe zyra
- Biznese të vogla
- Mbrojtje për të moshuar
Instalimi:
- Vendoseni njësinë qendrore të alarmit në një vend të thatë dhe të sigurt.
- Lidheni pajisjen me rrymën elektrike përmes adaptor-it DC 5V.
- Vendosni kartën SIM GSM (pa PIN) në vendin përkatës.
- Sigurohuni që rrjeti WiFi të jetë 2.4GHz (jo 5GHz).
- Prisni që pajisja të ndizet dhe të shfaqë ekranin kryesor.
- Aktivizoni WiFi dhe Bluetooth në telefonin tuaj.
- Shkarkoni aplikacionin përkatës dhe krijoni ose hyni në llogarinë tuaj.
- Në aplikacion shtypni Add Device (+) dhe ndiqni hapat për lidhjen e pajisjes.


















Nuk ka ende komente.