Kit Alarmi Sigurie me Wi-Fi dhe Karte Sim 4G GSM30A Tuya

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura
Cmimi: 5900 L

Ka stok

Highlights

  • Mbështet deri në 99 zona mbrojtjeje wireless dhe 8 telekomanda (APP shfaq max 50 zona)
  • Ruajtje e 6 numrave telefoni për thirrje alarmi
  • Ruajtje e 3 numrave SMS për njoftime alarmi
  • 3 orare automatike për armim / fikjen
  • Regjistrim zanor 10 sekonda për mesazh alarmi
  • Emërtim i personalizuar për çdo zonë (SOS, zjarr, gaz, derë, etj.)
  • Mbështetje për sirenë wireless 315MHz
  • Zona të programueshme: Instant, Delay, 24H, Doorbell, Elder, Bypass
  • Kontroll në distancë: Arm / Disarm / Monitor / Intercom
  • Njoftim për bateri të ulët te sensorët
  • Bateri e brendshme e rikarikueshme
  • Njoftim me SMS kur ikën rryma

Përshkrim

Kit Alarmi Sigurie me Wi-Fi dhe Karte Sim 4G GSM30A Tuya

Përshkrimi:

Sistem Alarmi:Një zgjidhje moderne dhe e sigurt për mbrojtjen e shtëpisë apo biznesit tuaj.Mbështet deri në 99 zona mbrojtjeje wireless dhe 8 telekomanda duke ju mundësuar kontroll të plotë mbi ambientin tuaj nga afër ose në distancë.

Sistemi i Kontrollit:Pajisja kontrollohet përmes APP-it Tuya / Smart Life duke ju lejuar të armoni, çarmoni, monitoroni dhe komunikoni në kohë reale.Në rast alarmi, sistemi telefonon automatikisht deri në 6 numra dhe dërgon SMS në 3 numra të paracaktuar,duke siguruar njoftim të menjëhershëm edhe kur nuk jeni në shtëpi.

Zona të Programueshme:Sistemi ofron zona të programueshme sipas nevojës ne mënyrë direkte, me vonesë, 24-orëshe, zile dere, zonë për të moshuar dhe bypass.Çdo zonë mund të emërtohet individualisht (derë, dritare, lëvizje, zjarr, gaz, SOS etj.), për identifikim të saktë të rrezikut.

Bateria:Me bateri të brendshme të rikarikueshme sistemi vazhdon të funksionojë edhe gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike dhe dërgon njoftim SMS për mungesë rryme.Mbështet sirenë me volum të lartë 120dB, sensorë dere, sensorë lëvizjeje PIR, si dhe aksesorë shtesë si detektorë tymi, gazi apo rrjedhje uji.

Instalimi:

  1. Vendos SIM kartën SIM aktive, pa PIN, futet para ndezjes së pajisjes.
  2. Lidhe me rrymë USB 5V/2A dhe ndiz çelësin e baterisë rezervë.
  3. Poziciono qendrën e alarmit në qendër të ambientit, larg metaleve dhe pajisjeve elektrike.
  4. Lidhe me APP (Tuya / Smart Life) WiFi 2.4GHz, shto pajisjen dhe përfundo konfigurimin.
  5. Instalo sensorët: Derë/Dritare: distancë ≤10 mm në mur, 2–2.2 m lartësi
  6. Sensorët dhe telekomandat: Regjistroji nga qendra ose APP sipas udhëzimeve.
  7. Vendos numrat e alarmit: 6 për thirrje dhe 3 për SMS.
  8. Testo sistemin Armo → aktivizo sensor → verifiko sirenë, thirrje dhe SMS.

Paketimi përfshin:

  1. Qendra e alarmit
  2. Sensor lëvizjeje PIR
  3. Sensor dere/dritare
  4. 2 telekomanda
  5. Antenë
  6. Mini sirenë
  7. Furnizues energjie
  8. Manual përdorimi

Informacion shtesë

Peshë0,1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Kit Alarmi Sigurie me Wi-Fi dhe Karte Sim 4G GSM30A Tuya”