A2261

Kavo per Bateri Makine (1500A)

Kontakto për stokun 19 shitje Në Aksesorë Emergjence & Sigurie

Kavo baterie: Aksesor emergjence, mundëson ndezjen e makinës tuaj kur ju ka rënë bateria e makinës tuaj. Kavoja mundëson transmetim energjie në 1500Amp. Material Rezistent: Kavot e baterisë janë të ndërtuara me material rezistent bakër. Të veshura me material rezistent…

Çmimi aktual 1000 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Na shkruani në WhatsApp për gjendjen e stokut
Pyet për stokun

  • Aksesor emergjence.
  • Kavo për ndezje makine.
  • Transmetim 1500Amp (maksimalisht).
  • Dy kavo me gjatësi 265cm (300cm duke përfshirë kapset).
  • Veshje me material rezistent PVC.
  • Diametër 14mm.
  • Lehtësi përdorimi.
  • Secila kavo është e pajisur me kapse rezistente(me ngjyrë dalluese e kuqe – pozitiv, e zezë – negativ.

Kavo për bateri makine (1500A) 

Kavo baterie: Aksesor emergjence, mundëson ndezjen e makinës tuaj kur ju ka rënë bateria e makinës tuaj. Kavoja mundëson transmetim energjie në 1500Amp. 

Material Rezistent: Kavot e baterisë janë të ndërtuara me material rezistent bakër. Të veshura me material rezistent plastik PVC. Kavot kanë me trashësi 14mm, mundësojnë transmetim energjie deri në 1500Amper. 

Lehtësi Transportimi & Përdorimi: Kavot e baterisë janë të përshtatshme për përdorim personal. Lehtësisht të transportueshme dhe magazinohen lehtësisht. 

Përdorimi: 

  • Hapi 1: Afroni automjetet me njëra-tjetrën, mjaftueshëm sa kavot të jenë të lirshme. 
    Distanca ideale është rreth 1.5 metra nga njëra-tjetra.
  • Hapi 2: Sigurohuni që të dy automjetet të jenë të fikura.
  • Hapi 3: Gjeni polet (pozitiv & negativ) në bateritë e makinave përkatëse.
    Kavo me kapse të kuqe për polin pozitiv dhe kavo me kapse të zezë për polin negativ.
  • Hapi 4: Vendosni kapsen e kuqe në polin pozitiv të makinës me bateri të rënë, më pas në polin pozitiv të makinës dhuruese.
  • Kujdes! (Dukeqenë se bateria e makinës përmban, lëndë të ndezshme, lidhja e polit pozitiv të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, të cilat mund të sjellin probleme të shumta elektronike me makinën tuaj, madje mund të shkaktojnë zjarr.)
  • Hapi 5: Vendosni kapsen e zezë në polin negativ të makinës dhuruese më pas në një pjesë metalike të makinës me bateri të rënë.
  • Hapi 6: Pasi të keni lidhur kapsen e zezë me një pjesë metalike në makinën me bateri të rënë. Ndizni makinën dhuruese, pas 2 (dy) – 3 (tre) minutash duke e lënë në shpejtësi boshe.
  • Hapi 7: Pas 2 (dy) – 3 (tre) minutash të tjera, ndizni makinën me bateri të rënë.
    NQS. nuk ndizet me herën e parë, provojeni sërisht pas 2 (dy) minutash.
  • Hapi 8: Pasi makina të ndizet, lejojeni të qëndrojë për rreth 5 (pesë) – 10 (dhjetë) minuta e ndezur me shpejtësi boshe.
  • Hapi 9: Hiqni kavot në rend të kundërt me mënyrën e vendosjes.
    Hiqni kavon në polin negativ të makinës me bateri të rënë, më pas në baterinë e makinës dhuruese. 
    Hiqni kavon në polin pozitiv të makinës tuaj (me bateri të rënë) më pas në baterinë e makinës dhuruese.

Kujdes! Mos i bashkoni kavot me njëra tjetrën kur janë të lidhura me bateritë.

SKU
A2261
Pesha
0,1 kg

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.