Përshkrim
Kavo për bateri makine (1500A)
Përshkrimi:
Kavo baterie: Aksesor emergjence, mundëson ndezjen e makinës tuaj kur ju ka rënë bateria e makinës tuaj.
Kavoja mundëson transmetim energjie në 1500Amp.
Material Rezistent: Kavot e baterisë janë të ndërtuara me material rezistent bakër
Të veshura me material rezistent plastik PVC.
Kavot kanë me trashësi 14mm, mundësojnë transmetim energjie deri në 1500Amper.
Lehtësi Transportimi & Përdorimi: Kavot e baterisë janë të përshtatshme për përdorim personal.
Lehtësisht të transportueshme dhe magazinohen lehtësisht.
Përdorimi:
- Hapi 1: Afroni automjetet me njëra-tjetrën, mjaftueshëm sa kavot të jenë të lirshme.
Distanca ideale është rreth 1.5 metra nga njëra-tjetra. - Hapi 2: Sigurohuni që të dy automjetet të jenë të fikura.
- Hapi 3: Gjeni polet (pozitiv & negativ) në bateritë e makinave përkatëse.
Kavo me kapse të kuqe për polin pozitiv dhe kavo me kapse të zezë për polin negativ. - Hapi 4: Vendosni kapsen e kuqe në polin pozitiv të makinës me bateri të rënë, më pas në polin pozitiv të makinës dhuruese.
- Kujdes! (Dukeqenë se bateria e makinës përmban, lëndë të ndezshme, lidhja e polit pozitiv të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, të cilat mund të sjellin probleme të shumta elektronike me makinën tuaj, madje mund të shkaktojnë zjarr.)
- Hapi 5: Vendosni kapsen e zezë në polin negativ të makinës dhuruese më pas në një pjesë metalike të makinës me bateri të rënë.
- Hapi 6: Pasi të keni lidhur kapsen e zezë me një pjesë metalike në makinën me bateri të rënë. Ndizni makinën dhuruese, pas 2 (dy) – 3 (tre) minutash duke e lënë në shpejtësi boshe.
- Hapi 7: Pas 2 (dy) – 3 (tre) minutash të tjera, ndizni makinën me bateri të rënë.
NQS. nuk ndizet me herën e parë, provojeni sërisht pas 2 (dy) minutash. - Hapi 8: Pasi makina të ndizet, lejojeni të qëndrojë për rreth 5 (pesë) – 10 (dhjetë) minuta e ndezur me shpejtësi boshe.
- Hapi 9: Hiqni kavot në rend të kundërt me mënyrën e vendosjes.
Hiqni kavon në polin negativ të makinës me bateri të rënë, më pas në baterinë e makinës dhuruese.
Hiqni kavon në polin pozitiv të makinës tuaj (me bateri të rënë) më pas në baterinë e makinës dhuruese.
Kujdes! Mos i bashkoni kavot me njëra tjetrën kur janë të lidhura me bateritë.
Pyetje të Shpeshta:
- Çfarë makine mund të ndez?
Me anë të këtyre kavove mundëson fuqizimin e baterisë së automjeteve të ndryshme (benzinë & naftë) 12V. - Sa është kapaciteti i transferimit të energjisë së kavove?
Secila kavo mundëson transferim deri në 1500Amp. - A mund ti marr me vete?
Po, kavot janë lehtësisht të transportueshme, ju mund ti mbështillni me njëra-tjetrën për komoditet aksesimi sa herë që tju duhen.
Nuk ka ende komente.