Përshkrim
Kaskadë Dekorative me Drita LED
Aksesor dekorimi: Ky aksesor dekorimi është një kaskadë dekoruese e cila është e përshtatshme për tu vendosur në ambiente të brendëshme. Ka përmasa 28x18x45 cm dhe një dizajn kompakt dhe të thjeshtë me imazhin e një mulliri uji të vendosur mbi një shkëmb dhe një pemë jeshile.
Drita LED: Kaskada dekoruese është e pajisur me një unazë me dritë LED me diametër 30 cm, e cila vendoset mbrapa kaskadës dhe përdor një fuqizues me tension hyrës 100-240V dhe frekuencë 50/60 Hz, ndërsa dalja është 12V dhe gjeneron 1A rrymë dhe fuqi 12W.
Pompë zhytëse për qarkullimin e ujit: Kaskada përdor një pompë zhytëse e cila mundëson qarkullimin e ujit për lartë. Pompa përdor fuqi 4W, tension 220-240V dhe frekuencë 50/60 Hz. Lartësia max është 70 cm, e cila mund të rregullohet tek pompa ndërmjet 0 dhe 70 cm, si dhe ka një rrjedhë max 280L/h në varësi të lartësisë maksimale.
Duhet pasur kujdes që temperatura e ujit duhet të jetë deri në 35 gradë dhe që pompa nuk duhet të ndizet nëse nuk ka ujë, për të shmangur ndonjë dëmtim..

Nuk ka ende komente.