Përshkrim
Kasetofon Android 9inç (2-32Gb) për Volkswagen
Përshkrimi:
Kasetofon Android: Aksesor i përshtatshëm për automjete të ndryshme të markës Volkswagen, Seat & Skoda.
- Volkswagen Golf 5 (2003-2008).
- Volkswagen Golf 6 (2009-2013).
- Volkswagen Golf Plus (2003-2013).
- Volkswagen Tiguan (2007-2017).
- Volkswagen Touran (2003-2017).
- Volkswagen Caddy (2003-2018).
- Volkswagen Polo (2009-2014).
- Volkswagen Passat CC (2008-2017).
- Volkswagen Passat (2005-2013).
- Volkswagen Jetta (2005-2013).
- Volkswagen Amarok (2010-2015).
- Volkswagen Multivan T5 (2010-2013).
- Volkswagen Scirocco (2008-2017).
- Seat Altea XL (2007-2013).
- Seat Altea (2004-2012).
- Skoda Octavia (2005-2013).
- Skoda Yeti (2008-2017).
Modul CanBus: Kasetofoni është i pajisur me modul CanBus, i cili mundëson lidhjen direkte të kasetofonit me makinën, duke ju shfaqur informacione në lidhje me makinën.
Moduli gjithashtu mundëson kontroll me anë të komandave të timonit.
Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i përshtatshëm me versionet e sistemeve më të fundit iOS dhe Android.
Ju mund të përdorni hartën (Waze, Maps, Google Maps, etj.), mund të bëni telefonata,
gjithashtu dhe të shijoni muzikën tuaj të preferuar.
Lidhja mundësohet me anë të fishës USB, Bluetooth-it dhe Wireless-it.
Mundësi kontrolli me zë, e nevojshme gjatë drejtimit të makinës.
Teknologji Wireless & Bluetooth: Kasetofoni është i pajisur me teknologji Wireless dhe Bluetooth.
Me anë të wireless-it kasetofoni mundëson navigim në internet (hapje të aplikacioneve të ndryshme Youtube, Maps etj).
Teknologji Bluetooth, me anë të së cilës mundësohet dëgjim muzike, bërje telefonatash etj.
Ekran 9inç – Kamera e pasme: Kasetofoni është i pajisur me ekran me prekje.
Ekran 9inç, i ndjeshëm dhe me rezistencë të theksuar ndaj gërvishtjeve.
Kasetofoni suporton lidhje me kamera të pasme.
Kamera hapet në mënyrë direkte sapo ju të vendosni marshin indietro.
Instalim i lehtë: Kasetofoni është lehtësisht i instalueshëm, por për efikasitet sugjerohet instalim nga një elektroauto.
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Mblidhni materialet e nevojshme për instalimin e thjeshtë të kasetofonit: Pinca, Izolant, Kasetofonin Android, Kapse për hapjen e kasave, Kaçavidë T15, Doreza, etj.
- Hiqni me kujdes kasën mbajtëse të kasetofonit.
- Hiqni vidat fiksuese të panelit (nëse ka).
- Çmontoni kasetofonin aktual të makinës (Zakonisht ka 4 vida T15).
- Hiqni me kujdes fishat konetuese në pjesën e pasme.
- Vendosni fishat përkatëse të kasetofonit Android.
- Montoni me ngjitje GPS në një hapësirë ku nuk pengon.
- Nxirrni nga kroskoti fishat USB, të cilat ju nevojiten për karikim apo konektim të pajisjeve të ndryshme elektronike.
- Konektoni fishën CanBus të kasetofonit me fishat aktuale të makinës (për të mundësuar lidhjen e komandave të timonit me kasetofonin).
- Montoni kasetofonin Android në folenë e kasetofonit të makinës.
- Testoni funksionet e kasetofonit duke përfshirë: kualitetin e zërit, Ekranin, Bluetooth dhe GPS.
- Vendosni 4 vidat T15.
- Vendosni kasën e kasetofonit me kujdes.
- Rregulloni sipas preferencës menunë e kasetofonit tuaj.
Për instalim të sigurtë sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë.
Pyetje të Shpeshta:
- Me cilët automjete përshtatet?
Kasetofoni është i përshtatshëm për modele të ndryshme të automjeteve të markës Volkswagen, Seat & Skoda.
Përkatësisht me:
Volkswagen Golf 5 (2003-2008), Golf 6 (2009-2013). Golf Plus (2003-2013). Tiguan (2007-2017).
Touran (2003-2017). Caddy (2003-2018). Polo (2009-2014). Passat CC (2008-2017). Passat (2005-2013). Jetta (2005-2013). Amarok (2010-2015). Multivan T5 (2010-2013). Scirocco (2008-2017).
Seat Altea XL (2007-2013). Altea (2004-2012). Skoda Octavia (2005-2013). Yeti (2008-2017) - A mund ta montoj vetë kasetofonin?
Kasetofoni është lehtësisht i instalueshëm edhe nga vetë ju, por kjo gjë bëhet në rriskun tuaj.
Mundësia që të dëmtoni dicka si në kasë apo në fisha është e madhe, prandaj sugjerohet instalimi nga një elektroauto. - A mund të lidhet me kamera të pasme?
Po, kasetofoni suporton kamera të pasme.
Në rastin kur lidhja bëhet siç duhet pamja shfaqet në mënyrë të menjëhershme (sapo ju të vendosni marshin indietro).
Kasetofoni nuk e përfshin kameran. - A suporton kasetofoni Subwoofer?
Kasetofoni është i pajisur me fishat për të mundësuar lidhje me Subwoofer.
Sugjerohet që lidhja me subwoofer të bëhet nga një elektroauto. - Si lidhet me komandat e timonit?
Kasetofoni është i pajisur me paketë CanBus, me anë të së cilës mundësohet lidhje direkte me makinën tuaj.
Paketa mundëson lidhjen me komandat e timonit të makinës tuaj (nëse makina i ka), gjithashtu shfaq edhe informacione të ndryshme të makinës. - A mund të instaloj programe të tjera?
Kasetofoni përdor sistem operimi Android. Me anë të së cilit ju keni mundësinë e shkarkimit të aplikacioneve të ndryshme.
Programe APK gjithashtu edhe në mënyrë direkte në Play Store (mjafton ta lidhni me internet me anë të wireless-it).
Nuk ka ende komente.