A2699

Izolues Zhurme & Nxehtesie per Makine (10x1m)

Pa stok 7 shitje Në Dekorim i Brëndshëm & i Jashtëm

Izolues Zhurme: Aksesor i përshtatshëm për përdorim në strukturën e makinës. Mundëson izolimin e zhurmave të jashtme apo të brendshme. Mundëson izolim akustik duke ofruar dëgjim muzike me kualitet të lartë, në brendësi të makinës.

Çmimi aktual ALL 8,200
Përkohësisht pa stok

Ky produkt nuk mund të porositet për momentin.

Shiko produkte të ngjashme

  • Shtresë izoluese.
  • Izolues zhurme.
  • Izolues temperature (nxehtësie).
  • Përmasat: 10 x 1metër Trashësia 6mm.
  • Instalim i lehtë - me kompresim.
  • Sipërfaqe e pastër - pa aromë.
  • Material rezistent: fibër alumin + sfungjer izolues.
  • Parandalon gërryerjen e trupit të makinës.

Izolues zhurme & nxehtësie për makine (10x1m) 

Izolues Zhurme: Aksesor i përshtatshëm për përdorim në strukturën e makinës. 
Mundëson izolimin e zhurmave të jashtme apo të brendshme. 
Mundëson izolim akustik duke ofruar dëgjim muzike me kualitet të lartë, në brendësi të makinës. 
Ul zhurmën e motorrit të makinës dhe zhurma të tjera të rrugës në brendësi të makinës. 

Izolues Temperature: Shtresa mundëson izolimin e temperaturës. 
Gjatë dimrit mban të ftohtin jasht dhe të nxehtin brenda. 
Ndërsa, gjatë verës mban të nxehtin jashtë dhe të ftohtin brenda. 
Përdorimi në kofanon e makinës mundëson mbrojtjen e pjesëve të motorrit dhe njëkohësisht mbrojtjen e bojës. (Temperatura e lartë e diellit dhe temperatura e motorrit ndikojnë në vjetërsinë e bojës së makinës).

Përdorim i gjerë: Izoluesja është e përshtatshme për përdorim në thuajse të gjithë strukturën e makinës. 
Në kofano, panele dyersh, shasi, bagazh, etj. 
Mundëson ecje me makinë me zhurma të reduktuara brenda kabinës, njëkohësisht me temperaturë të rregullueshme. 

Përmasat: Izoluesja ka gjatësi prej 10 metrash dhe gjerësi 1 metër. 
E përshtatshme për përdorim në servise automjetesh. 
Trashësi prej 6mm. 
Kompresimi i izolueses gjatë montimit, mund të reduktojë trashësinë e izolueses, por nuk ndikon në efektivitetin e saj. 

Instalim i lehtë: Izoluesja është lehtësisht e instalueshme. 

  1. Pastroni sipërfaqen në të cilën do të ngjisni izoluesen. 
  2. Prisni izoluesen në formën dhe gjatësinë e nevojshme. 
  3. Mos pengoni kabujt dhe vrimat e ajrosjes. 
  4. Hiqni letrën mbrojtëse të ngjitëses. 
  5. Vendoseni në vendin që ju duhet. 
  6. Puthiteni mirë me duar ose me instaluesen përkatëse. 
SKU
A2699
Pesha
0,1 kg

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.