Përshkrim
Dyll i Fortë Platini për Mbrojtjen e Bojës GT42
Përshkrimi:
Dylli i fortë Gladiator Platinum: Produkt që ofron mbrojtje dhe dhkëlqim për makinën tuaj.
Largon papastërtitë e ndryshme në sipërfaqen e makinës duke e mbajtur atë të pastër.
Fshin dëmtimet e bojës: Ky dyll fshin dëmtimet e vogla që mund të ketë boja e makinës si shenjat e vogla të gërvishtjeve, njollat apo dëmtime të tjera.
Lehtësisht e përdorshme: Dylli është shumë i lehtë për tu përdorur, duke e bërë procesin e aplikimit të thjeshtë dhe të shpejtë. Mjafton të aplikoni një sasi të vogël dhe ta shpërndani në mënyrë të barabartë në sipërfaqen e dëshiruar për rezultate të shkëlqyera.
Rezistent ndaj kushteve të jashtme: Ky dyll është i dizajnuar për të qenë i qëndrueshëm ndaj kushteve të jashtme, duke mbrojtur makinën tuaj nga ndikimet e ndryshme të motit, si shi, diell i fortë dhe pluhur.
Ai siguron një mbrojtje të vazhdueshme për bojën e makinës.
Mbron bojën nga zbardhja apo dëmtime të tjera: Dylli Gladiator Platinum mbron bojën e makinës nga zbardhja dhe dëmtimet e tjera që mund të shkaktohen nga ndikimi i diellit, temperaturave ekstreme dhe ndotësve të tjerë.
Përdorimi:
- Lani dhe thani makinën fillimisht.
- Aplikoni produktin duke përdorur lëvizje rrethore në një seksion në të njëjtën kohë.
- Lëreni të thahet.
- Fshijeni me një leckë të pastër dhe të butë me lëvizje rrethoire.
















Nuk ka ende komente.