Set Grup Dushi me Panel me Ekran LCD
Grup dushi me panel kontrolli: Grupi i dushit është një aksesor i shtuar për tualetit tuaj, jo vetëm për funksionin, por edhe për pamjen e tij. Seti është një grup multifunksional dhe vjen me disa mundësi të ndryshme përdorimi. Ka…
- Grup dushi
- 4 dalje të ndryshme uji
- Panel kotrolli: 45.5x13.5x5 cm
- Paneli ka 4 butona për nxjerrjen e ujit
- Ekran i LCD i integruar ne panel, tregon temperaturen e ujit
- 2 koka dushi të madhësive të ndryshme
- Koka e madhe ka përmasa: 28x18 cm
- Koka e vogël është e komandueshme me dorë, përmasat: 27x11 cm
- Rubinet levizës, vendoset në panelin drejtues, me gjatesi 14 cm
- Tubi i kokës së vogël të dushit ka gjatësi 1.5 m (rezistent ndaj nxehtësisë dhe presionit të ujit)
- Në anën e djathtë të panelit është kontrolluesi i temperaturës së ujit që del
- Tubat e montimit të kokës së madhe të dushit janë inoks dhe kundër-ndryshkut
- Trashësia e tubave është 2 cm
- Lartësia e vendosjes së kokës së madhe të dushit është e rregullueshme
- Ka buton për nxjerrjen e ujit nga poshtë panelit
- Secili buton lejon daljen e ujit në njërin drejtim: dushi i madh, dushi i vogël, rubineti dhe dalja nga poshtë
- Paketimi përfshin aksesorët e tjerë të montimit
- Montimi është i lehtë dhe jo i mundimshëm
Set Grup Dushi me Panel me Ekran LCD
Grup dushi me panel kontrolli: Grupi i dushit është një aksesor i shtuar për tualetit tuaj, jo vetëm për funksionin, por edhe për pamjen e tij. Seti është një grup multifunksional dhe vjen me disa mundësi të ndryshme përdorimi. Ka në total 4 mënyra të ndryshme të daljes së ujit, të cilat kontrollohen nga 4 butonat e dedikuar për to, si dhe në anën e djathtë ndodhet edhe kotrolluesi i temperaturës së ujit që del, ku mund të shikohet në ekranin e vogël LCD të integruar në panel. Paneli lidhet me 2 tubat kryesore që marrin ujin nga boileri. Paneli i kontrollit ka përmasat 41×12.5×6 cm.
Kokat e dushit: Seti i grupit të dushit ka 2 koka dushi me madhësi të ndryshme. Koka e madhe ka përmasat 28×18 cm dhe është e dizajnuar për të qëndruar e fiksuar dhe të lidhet me panelin e kontrollit me anë të tubave prej inoksi me trashësi deri në 2 cm. Lartësia vendosjes së saj është e rregullueshme dhe varet në dëshirën tuaj. Koka e vogël ka një dizajn fleksibël dhe mund të hiqet nga mbajtësja e saj dhe të përdoret lirisht me dorë. Ajo ka përmasat 27×11 cm dhe lidhet me një tub rreth 1.5 m të gjatë, i cili është një tub rezistent ndaj presionit dhe nxehtësisë së ujit.
Rubineti: Seti përmban edhe një rubinet me gjatësi 14 cm, i cili lidhet me panelin e kontrollit me anë të një tubi spiral që ka një gjatësi të ndryshueshme. Rubineti ka një hapësirë të dedikuar për tu vendosur në panel gjatë kohës që nuk përdoret.
Aksesorë dhe instalimit: Në paketim do të jenë të vendosur edhe aksesorët e tjerë, që do të ju nevojiten gjatë montimit të grupit. Jane të vendosur mbajtësja e kokës së dushit të vogël dhe fiksuesja në mur e kokës së dushit të madh. Montimi i grupit është shumë i lehtë dhe mund të bëhet shpejt edhe nga ana juaj.
- SKU
- A3721
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Tualet





















