A0742

Endoskop Makine (me App)

Në stok 1 shitje Në Aksesorë të tjerë Auto

Endoskop: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional. I përshtatshëm për përdorim nga specialistë (për qëllime të ndryshme), në servis makinash, nga hidraulikë dhe teknik të tjerë. Mundëson kontroll të imtësishëm të motorrit të makinës pa e çmontuar. Endoskopi…

Çmimi aktual 7800 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani

  • Endoskop makine me aplikacion.
  • Aplikacion (për iOS & Android) - UseePlus.
  • Lidhje direkte me telefonin apo tabletin tuaj (kokë Type-C, Lightning & micro-USB).
  • Lente kamera (waterproof).
  • Kamera HD (1080 x 720p).
  • Kënd shikimi: 80°.
  • Tub fleksibël.
  • Gjatësia: 95cm.
  • Trashësia: 8.5mm.
  • Kokë e rrotullueshme (dy anë) - 180°.
  • Ndriçim LED 7 çipa (të integruar).
  • Përdorim i gjerë: Në servis makinash, sektor industrial, tuba (uji), etj.

Endoskop për inspektim makine (me aplikacion) 

Endoskop: Aksesor i përshtatshëm për përdorim personal dhe profesional. I përshtatshëm për përdorim nga specialistë (për qëllime të ndryshme), në servis makinash, nga hidraulikë dhe teknik të tjerë. Mundëson kontroll të imtësishëm të motorrit të makinës pa e çmontuar. Endoskopi është i pajisur me kamera HD, lentja e së-cilës është kundër uji & vaji. 

Endoskop me App: Endoskopi është i pajisur me aplikacion (UseePlus). Me anë të aplikacionit ju mund të shikoni pamjet e kameras, mund të fotografoni dhe gjithashtu të regjistroni video. 
Endoskopi është i pajisur me fishë lidhese me kokë type-C, për tu lidhur me smartphone apo tablet Android. Në paketim gjenden adaptor Type-C në Lightning (për iPhone & iPad) dhe type-C në micro-USB. 

Tub Fleksibël: Endoskopi është i pajisur me tub fleksibël me gjatësi 95cm. Koka fundore e së cilit është e rrotullueshme në dy anë 180°. Tubi është i ndërtuar me material rezistent fleksibël. Trashësia prej 8.5mm, mundëson lehtësi në përdorimin e endoskopit për qëllime të ndryshme. 

Kamera HD: Endoskopi është i pajisur me lente kamera HD. Lentja është rezistente ndaj ujit dhe substancave vajore. E pajisur me 7 çipa LED mundëson dallueshmëri të qartë të ambientit që ju nevojitet të kontrolloni. 

Përdorim i thjeshtë: 

  • Montoni mbajtësen e telefonit në trupin e endoskopit. 
  • Shkarkoni aplikacionin përkatës. 
  • Skanoni kodin QR në manual (ose kërkojeni në App Store ose Play Store – UseePlus. 
  • Vendosni adaptorin përkatës (në rast nevoje). 
  • Vendosni telefonin në stativ. 
  • Hapni aplikacionin. 
  • Vendosni fishën. 
  • Pamjet do të shfaqen në mënyrë automatike. 
  • Me anë të aplikacionit mund të bëni foto ose video 
    (Gjithashtu të kontrolloni këndin e shfaqjes së imazhit). 
  • Vendosni fishën. 
SKU
A0742
Pesha
0,1 kg

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.
7800 L