Çantë Dore për Pazar (48×37 cm)
Çantë dore: Kjo çantë dore është një çantë që do t’i nevojitet çdo personi që merret me pazaret e shtëpisë. Çanta është e ndërtuar nga materiali i najlonit dhe mban një peshë të konsiderueshme. Mund të përdoret për të mbajtur pazaret e mëngjesit, siç janë frutat e freskëta, perimet, qumështin apo produkte të tjera në një qese, pa pasur nevoj për shumë prej tyre.
Materiali dhe përmasat: Çanta është e ndërtuar nga materiali i najlonit, duke e bërë qesen të pa pvrshkueshme nga uji. Përmasat e tij total janë 48×37 cm dhe arrin që të mbaj një vëllim të madh dhe një peshë të mjaftueshme produktesh pa shumë problem. Çanta mund të përdoret vazhdimisht dhe nuk është një përdorimëshe.
Dizajni dhe modelet: Çanta është lehtësisht e palosshme dhe vjen me një çantë të vogël, e cila përdoret për të mbajtur çantën pas palosjes. Çanta e vogël ka përmasa 13×8 cm dhe nuk zë shumë hapësirë duke e bërë të lehtë që të mbahet në xhep pa problem. Ky dizajn i çantave vjen me disa modele dhe ngjyra të ndryshme, duke iu dhënë mundësi që të zgjidhni modelin që preferoni.