Bredh Dekorativ për Krishtlindje (210 cm) – Ngjyrë Gjelbër
Bredh i gjelbër dekorativ: Ky bredh dekorues ka lartësi 210 cm dhe diametër maksimal prej 80 cm. Përbëhet nga 17 rreshta degësh të ndërtuara me material PVC në ngjyrë të gjelbër. Degët shpërndahen përgjatë gjithë strukturës dhe mund të rregullohen gjatë montimit për të formuar pamjen e plotë të pemës. Përdoret për dekorimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme gjatë festave të fundvitit.
Struktura dhe montimi: Pema ka strukturë metalike, të qëndrueshëm dhe bazament me katër këmbë metalike për mbështetjen e saj. Ndahet në tri pjesë dhe vjen e çmontuar në paketim, duke lehtësuar transportin dhe ruajtjen. Montimi është i thjeshtë dhe kryhet duke bashkuar pjesët përkatëse, më pas duke hapur degët në pozicionin e tyre.
Dekorimi dhe përdorimi: Bredhi mund të zbukurohet me drita, topa dekorues, degë festive dhe aksesorë të tjerë sipas dëshirës. Mund të vendoset në shtëpi, apartamente, holle hotelesh, bare, restorante, studio, zyra dhe qendra tregtare. Pas festave, çmontohet dhe ruhet për t’u përdorur përsëri në festat e ardhshme.