Përshkrim
Bravë Dere inteligjente
Përshkrimi:
Bravë Dere Inteligjente:Projektuar për të ofruar siguri të shtuar për ju dhe familjarët tuaj, duke kombinuar teknologjinë moderne me përdorim praktik në përditshmëri.
Montohet Lehtësisht:Është lehtësisht e montueshme dhe sistemi i sigurisë fuqizohet nga 4 bateri të zëvendësueshme,duke garantuar funksionim të qëndrueshëm.Në raste emergjence kur bateritë kanë mbaruar brava mund të fuqizohet nga ana e jashtme për të mundësuar hapjen e derës.
Sistemi Inteligjent:Lejon deri në 10 përdorues, me mënyra të ndryshme hapjeje,duke e bërë të përshtatshme për familje,zyra apo ambiente të përbashkëta.Për instalim optimal sugjerohet montimi nga një bravëndreqës,ndërsa konfigurimi kryhet lehtësisht nga ana juaj.
Hapja e derës bëhet:
- Me anë të shenjës së gishtit;
- Kodit PIN; (Pini është lehtësisht i vendosshëm nga ana juaj)
- Kartës çip.
- Manualisht me çelës.
Konfigurimi bazik:
- Ndizni bravën.
- Për tu futur në menunë e pajisjes, në panel duhet të klikoni: * më pas #.
- Do tiu kërkohet kodi i cili është 1-6 (Default nga fabrika).
- Pasi të vendosni kodin klikoni #.
- Sistemi do tju komunikojë opsionet e mundshme.
- Opsioni nr.1: Admin.
- Klikoni numrin 1, në panel.
- Add Administrator (Shtim administratorësh)
- Pajisja do tiu komunikojë me zë gatishmërinë për mënyrën e shtimit të administratorit të bravës.
- Administratorin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit PIN ose me anë të çip-it.
- Pajisja do tiu komunikojë konfirmimin dhe rendin e administratorit të shtuar.
- Nëse nuk doni të shtoni më administratorë, klikoni * për tu kthyer pas në menu-në e konfigurimit.
- Administratori ka akses në menunë për ri-konfigurim. (nuk përdoret më kodi 1-6 për akses në menu.)
- Në panel klikoni * më pas #.
- Logohuni me anë të mënyrës së identifikimit të administratorit të ri.
- Opsioni 2: Shtim përdoruesish.
- Në panel klikoni numrin 2.
- Përdoruesin mund ta shtoni me anë të shenjës së gishtit, kodit apo çipit.
- *Sugjerohet shtim me kod PIN..
- Pasi të shtoni përdoruesin me një nga mënyrat e identifikimit, pajisja do tiu komunikojë rendin (P.SH Përdorues 001).
















Nuk ka ende komente.