Përshkrim
Boks Muzike me Bluetooth (Charge8s)
Boks muzike: Ky boks muzike është një boks shumë i thjeshtë dhe shumë praktit për të degjuar muzikë, ndërsa jeni jasht miqt tuaj. Ka një dizajn kompakt dhe ka një dorezë që e bën të lehtë për transport apo për tu mbajtur në dorë. Përmasat totale të tij janë 23 x 10 x 11.5 cm.
Teknologjia: Boksi mund të lidhet me telefon me anë të bluetooth, i cili ka versionin 5.3. Rrezja e lidhjes mes boksit dhe telefonit arrin deri në 10m, ndërsa fuqia dalëse është 2x5W.
Bateria dhe karikimi: Boksi funksionon me bateri Li-ion, 1500 mAh, 3.7V . Vjen me fishën e tij te karikimit type-C. Koha e karikimin varion nga 2 orë deri në 3 orë.
Frekuencat dhe niveli i tingujve: Intervali i frekuencave është mes 20 Hz dhe 20 kHz, ndërsa niveli i zhurmës i gjeneruar nga niveli maksimal i zërit 115 dB.
Ndriçim LED: Boksi është i pajisur gjithashtu me ndriçim LED (RGB) dhe vjen me 6 modalitete të ndryshme.
Butonat dhe portat: Boksi ofron një shumëllojshmëri lidhjesh të ndryshme me të. Përveç lidhjes me Bluetooth 5.3, boksi gjithashtu mund të lidhet me TF Card, AUX dhe FM Radio. Boksi është i pajisur me butona të ndryshme, për uljen dhe ngritjen e volumit, ndezjen dhe fikjen e tij, ndryshimin e modalitetit të ngjyrave dhe buton për ndryshimin e muzikëve. Gjithashtu në total ka 4 porta të ndryshme: TF, USB, Type-C dhe AUX.

Nuk ka ende komente.