MP3 per Makine P5 - Buzi Store

MP3 per Makine P5

SKU:
P108683
600L

Përshkrimi i Produktit

MP3 per Makine P5.

Karakteristikat:

  • MP3 me bluetooth për makinë.
  • Mundëson dëgjimin e muzikës.
  • Mundëson përgjigjen e telefonatave.
  • Ekran LED.
  • Drita RGB.
  • 2 porta USB.
  • Voltazhi: 5V-2.4A.

Përshkrimi:

MP3 bluetooth për makinë: Ofron mundësinë për të luajtur muzikë nga burime të ndryshme si karta TF dhe telefon celular përmes lidhjes Bluetooth.

Funksioni bluetooth për telefona celular: Lejon transmetimin e muzikës nga telefoni celular në radio të makinës përmes teknologjisë Bluetooth, duke ofruar një zgjidhje të përshtatshme për përdoruesit që duan të dëgjojnë muzikë nga telefonat e tyre.

Ekran LED: Përmban një ekran LED që shfaq informacion rreth frekuencës së radios FM, numrat serial të këngëve dhe statusin e punës.

Funksion i karikimit në bord: Ka një dalje për karikim me tension 5V-2.4A, duke ofruar mundësinë për të karikuar pajisjet celulare gjatë përdorimit.

Përdorim i thjeshtë:

  • Pasi të keni ndezur makinën, vendosni MP3 në portën e cigares.
  • Në ekranin e MP3 do shfaqet voltazhi aktual i makinës tuaj. 
  • Në ekranin e MP3 do të shfaqet frekuenca aktuale.
  • Mund të ndryshoni sipas dëshirës frekuencat në MP3. (Sugjerohet që të gjeni një frekuencë boshe në mënyrë që mos të keni interferencë.)
  • Për të ndryshuar frekuencën në MP3 mbani shtypur butonin e ndryshimit të ngjyrave.
  • Frekuenca do të pulsojë.
  • Me anë të butonave (Next < & > Previous) mund të ndryshoni frekuencën (0.1MHz për klikim).
  • Rregulloni frekuencat e radios në të njëjtat frekuenca me MP3. 
  • Lidhni telefonin me MP3 me anë të Bluetooth-it.
  • MP3 do tju shfaqet në settings brenda pak sekondave.
  • Pas lidhjes së parë, telefoni juaj do të lidhet automatikisht çdo herë tjetër.