Makineri per Akullore - Buzi Store

Makineri per Akullore

SKU:
O269996
150,000L

Përshkrimi i Produktit

Makineri për akullore

Karakteristikat:

  • Makineri për akullore.
  • Panel kontrolli LCD.
  • Model: MQ-L20BCP
  • Mundëson bërje Akulloreje në kohë të shpejtë.
  • Kapaciteti i bërjes së akullores: 18-20L për orë.
  • Kompresor ftohës.
  • Ftohësi: Gaz R22.
  • Sasia e ftohësit: 680g.
  • Fuqia: 1900W
  • Voltazhi 220V, 50hz.
  • Konsum i ulët: 25kwh për 24 orë.
  • Përmasat e makinërisë: 500x640x270mm
  • Teknologji Paraftohje.
  • 3 valvula dalëse (për shije të ndryshme & miksim).

Përshkrimi:

Makineri akulloreje: Aksesor i përshtatshëm për bërje dhe shpërndarje akulloreje.
Mundëson bërjen dhe mbajtjen e ftohtë të akullores.
E përshtatshme për përdorim në ambiente komerciale. 

Kompresor Ftohës: Makineria e akullores mundëson ftohje të shpejtë.
Kompresori funksionon me gaz ftohës R22. 
Makineria është e pajisur me funksion paraftohës, për efikasitet të bërjes së akullores.
Konsum i ulët energjie, 25kwh / 24h.

2 shije & miksim: Makineria mundëson krijimin e 2 shijeve të ndryshme.
Kapacitet bërjen e deri në 20 Litra akullore në orë.
Me anë të 3 valvulave dalëse, duke ju dhënë mundësinë e miksimit të dy shijeve.

Panel kontrolli LCD: Lehtësisht e përdorshme me anë të panelit të kontrollit.
Opsion pastrimi CLEAN, AUTO për krijimin automatik të akullores, STOP, SET, Up & Down.
Në panel shfaqen të gjithë informacionet e nevojshme rreth makinerisë. 

Instalimi & Përdorimi:

  1. Sugjerohet vendosja në një ambient me hapsirë të ajrosshme.
  2. Nuk duhet të vendoset në afërsi të sendeve me nxehtësi të madhe apo në dritën direkte të diellit. 
  3. Vendoseni në prizë. 
  4. Ndizni çelësin e fuqisë. 
  5. Ndizet paneli dhe shfaqet -00-. 
  6. *Përpara përdorimit të parë makineria duhet të pastrohet dhe higjenizohet. 
  7. Miksoni 5-6 litra ujë me detergjent (i gradës ushqimore). 
  8. Miksimi i ujit të ngrohtë me detergjent krijon solucion dezinfektues.
  9. Solucionin e krijuar ndajeni në 2 kontenitorë dhe shtojeni në cilindrat ftohës.
  10. Ndizni butonin - CLEAN - në panelin e kontrollit.
  11. Lejojeni që makineria të punojë për rreth 5-6 minuta. 
  12. Shkarkoni solucionin me anë të valvulave.
  13. Pastroni sistemin me ujë të pastër (2-3 herë).
  14. Sugjerohet pastrim periodik përpara shtimit të akullores në makineri.

 

  1. Miksoni ingredientët në sasinë e duhur (sipas formulës përkatëse).
  2. Dukeqenë se për përgatitjen e akullores nevojitet ujë i nxehtë (80°C).
  3. Makineria ka funksion paraftohës.
  4. Duhet përgatitja të ftohet deri në 6°C në mënyrë që makineria të mos dëmtohet,
  5. Pasi të jetë ftohur në temperaturën e duhur, akulloren shtojeni në kontenitorin përkatës.
  6. Klikoni në panel butonin AUTO për të filluar proçesin e krijimit të akullores
  7. Gjatë procesit në monitor shfaqet totali i përpunimit në %
  8. Kur proçesi arrin 99% drita e butonit Auto pulson (akullorja është gati për përdorim).