Llamba LED Y7D H4- me lente - Buzi Store -

Llamba LED Y7D H4

SKU:
C187518
5,500L

Përshkrimi i Produktit

Llamba LED Y7D H4

Karakteristikat:

  • E pajisur me lente për ndriçim të fuqishëm me ndarje.
  • Konsum i ulët, ndriçim i fuqishëm.
  • Fuqia 60W për llambë.
  • Voltazh DC 9-27V.
  • Fuqia e ndriçimit: 6000 Lumen.
  • Paketë CanBus, nuk jep error në kroskot.
  • Shpërndarje nxehtësie me anë të materialit aliazh alumini.
  • Ndërtuar me material rezistent kundër uji IP65.
  • Jetëgjatësi më shumë se 30.000 orë pune. 

Instalimi:
Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene. 
  • Çmontoni ventilatorin.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in dhe lupën.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur.
  • Montoni ventilatorin në llambë.
  • Montoni fishat fuqizuese
  • Testoni dritat.
  • Montoni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimi.
*Në rastin kur makina juaj ka mini reflektor brenda fenerit duhet ta hiqni përpara instalimit.

Nuk përshtatet për makina që janë me lupa nga fabrika.

Video