Emergjencë & Siguria Auto Kavo baterie 1500a Buzi Store

Kavo per Bateri Makine (1500A)

SKU:
00003376
700L

Përshkrimi i Produktit

Kavo baterie 1500A

Karakteristikat:

  • Të përshtatshme për të bërë të mundur ndezjen e makinës tuaj kur i ka rënë bateria.
  • Lehtësisht të përdorshme.
  • Kavoja është e ndërtuar me material cilësor me trasmetim të mirë të elektricitetit nga bateria në bateri.
  • Peshë e lehtë dhe lehtësisht e transportueshme.
  • Gjatësia e kabujve: 190cm. 

Përdorimi:

  • Hapi 1: Afroni automjetet me njëra-tjetrën, mjaftueshëm sa kavot të jenë të lirshme.
  • Hapi 2: Sigurohuni që të dy automjetet të jenë të fikura.
  • Hapi 3: Gjeni polet pozitiv & negativ në bateritë e makinave përkatëse. Kavo e kuqe për polin pozitiv dhe e zeza për polin negativ. 
  • Hapi 4: Vendosni kavon e kuq në polin pozitiv të baterisë së rënë, më pas në polin pozitiv të makinës dhuruese. 
  • Hapi 5: Vendosni kavon e zi në polin negativ të makinës dhuruese më pas në një pjesë metalike të makinës me bateri të rënë. 
  • Kujdes! (Dukeqenë se bateria e makinës përmban, lëndë të ndezshme, lidhja e polit negativ të baterisë mund të shkaktojë shkëndija, të cilat mund të sjellin probleme të shumta elektronike me makinën tuaj, madje mund të shkaktojnë zjarr.)
  • Hapi 6: Pasi të keni lidhur kavon e zezë me një pjesë metalike në makinën me bateri të rënë. Ndizni makinën dhuruese, pas 2-3 minutash duke e lënë në shpejtësi boshe.
  • Hapi 7: Pas 2-3 minutash të tjera, ndizni makinën me bateri të rënë.
  • Hapi 8: Pasi makina të ndizet, lejojeni të qëndrojë për rreth 5-10 minuta e ndezur me shpejtësi boshe. 
  • Hapi 9: Fikni makinat dhe hiqni kavot në rend të kundërt me mënyrën e vendosjes.

Kujdes! Mos i bashkoni kavot me njëra tjetrën kur janë të lidhura me bateritë.