Kasetofon Android per Ford Focus (7 inc) - Buzi Store

Kasetofon Android per Ford Focus (7 inc)

SKU:
P463743
9,000L

Përshkrimi i Produktit

Kasetofon Android për Ford Focus (7 inç)

Karakteristikat:

  • Kasetofon Android për Ford. 
  • Ekran me prekje, 7inç.
  • Rezolucion HD: 1024x800px. 
  • RAM 2Gb & ROM 32Gb. 
  • Split Screen. 
  • Modul Wi-Fi - GPS - Bluetooth. 
  • Apple Carplay & Android Auto.
  • Fisha AV (për kamera OEM & Aftermarket).

Përshkrimi:

Kasetofon Android i përshtatshëm për: 

  • Ford Focus (2008-2012); 

Mund të përshtatet edhe me:

  • Ford Mondeo (2007 - 2011); 
  • Ford Kuga (2008 - 2012);
  • Ford C-Max (2006 - 2011);
  • Ford Kuga (2008 - 2011);
  • Ford Mondeo (2008 - 2011);
  • Ford Galaxy (2008 - 2012).

Modul CanBus: Kasetofoni është i pajisur me modul CanBus, i cili mundëson lidhjen direkte të kasetofonit
me makinën, duke ju shfaqur informacione të shumta. 

Ekran me prekje - Kamera e pasme: Kasetofoni ka ekran 7 inç full HD me prekje.
Suporton Split-Screen për hapjen e dy aplikacioneve njëkohësisht.
Lehtësisht i përdorshëm me anë të butonave në anësore.
Mundësi lidhje me Kamera (OEM dhe aftermarket). 
Pamja shfaqet automatikisht, sapo ju të vendosni indietron.

Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i përshtatshëm me versionet e sistemeve më të fundit iOS dhe Android.
Mundësi kontrolli me zë, e nevojshme gjatë drejtimit të makinës.
Ju mund të merrni drejtime (hartë), telefonata, gjithashtu dhe të shijoni muzikën tuaj të preferuar.
Lidhja mundësohet me anë të fishës USB, Bluetooth-it dhe Wireless-it.

Instalim i thjeshtë:
Mjetet e nevojshme për instalimin e sigurtë të kasetofonit: (Kapse për hapjen e kasës; Kaçavidë +; Indikator; Izolant; Doreza).

  1. Merrni mjetet e nevojshme për çinstalimin e radios së vjetër dhe instalimin e të resë.
  2. Sigurohuni që makina është e fikur. 
  3. Hiqni me kujdes kasën mbajtëse të kasetofonit.
  4. Hiqni 4 vidat fiksuese të radios (zakonisht 4 vida +).
  5. Hiqni me kujdes fishat konektuese pas kasetofonit.
  6. Montoni fishën CanBus të kasetofonit Android me fishat aktuale të makinës.
  7. Vendosni modulin e GPS në një vend ku nuk ju pengon.
  8. Vendosni fishat USB në hapësirën ku ju nevojiten (për lidhje apo karikim të pajisjeve elektronike).
  9. Vendosni të gjithë fishat konektuese në pjesën e pasme të kasetofonit (në vendin e tyre).
  10. Lidhni kameran (nëse e keni).
  11. Montoni kasetofonin në folenë e tij.
  12. Testoni kasetofonin (në të gjitha funksionalitetet, zëri, ekrani, GPS, Bluetooth, etj)
  13. Montoni kasetofonin (vendosni vidat në vendin e tyre).
  14. Montoni kasën mbrojtëse me kujdes.

Në rast se ndiheni të pasigurtë, sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë.