Pajisje inovative GTD203 INSTANT COFFEE VENDING MACHINE Buzi Store

Makinete Kafeje GTD203

SKU:
00007359
49,000L

Përshkrimi i Produktit

Makinete kafeje GTD203.

Karakteristikat:

  • Ideale për pije të nxehta.
  • Ka hapësirë për të vendosur shishet e mëdha të ujit.
  • Ka opsione me 3 pije të ndryshme.
  • Operohet me anë të monedhave.
  • Fuqia: 1600W.
  • Voltazhi: 220V.
  • Frekuenca: 50Hz.
  • Pesha: 20 kg.
  • Përmasat: 31.5 x 50.5 x 66.5 cm.
  • Makina është e pajisur me kontenitor për 3 përbërës të ndryshëm për pije të ngrohta. (Çaj, kafe të bluar, kakao, etj.)
  • Kapaciteti i secilit kontenitor përbërësi 2.5L.
  • Makineta mundëson shpërndarje automatike të gotave plastike.
  • Lehtësisht e përdorshme.

Hapi 1 : Shtoni ujë

  • Mund të vendosni shishen e ujit mbi makinetë, duke hequr tapën e sipërme.
  • Furnizim me pompë uji.
  • Lidhni pompën e ujit me makinetën dhe me shishen e ujit.
  • Furnizimi bëhet në mënyrë automatike.

Hapi 2 : Shtoni përbërësit

  • Tërhiqni kontenitorin e përbërësve një nga një. (sipas shembullit të treguar në manualin e përdorimit)
  • Hapni kapakun
  • Mbusheni me përbërësit specifik. 
  • Vendosni fishën përkatëse në kontenitor.
  • Vendoseni në vendin përkatës kontenitorin. 

Hapi 3 : Shtoni gotat

  • Shtoni gotat e thara. 
  • Pasi të vendosen gotat, kontrolloni nëse gotat lëvizin lirisht (poshtë - lart), pa pengesa. 

Hapi 4 : Konfigurimi i makinetës

  • Shtypni butonin \\\\\\\"Mode\\\\\\\", në ekran do të shfaqet \\\\\\\"SET\\\\\\\"
  • Shtypni butonin \\\\\\\"Menu\\\\\\\" 1 herë në ekran do të shfaqet \\\\\\\"CLA\\\\\\\" - funksioni i pastrimit të tubave (pastrim i secilit tub bëhet duke shtyput butonin e secilës pije veçmas.
  • Shtypni butonin \\\\\\\"Menu\\\\\\\" 2 herë në ekran do të shfaqet \\\\\\\"H00\\\\\\\" - funksioni i rregullimit të temperaturës maksimale të ujit. 
  • Shtypni butonin \\\\\\\"Menu\\\\\\\" 3 herë në ekran do të shfaqet \\\\\\\"L00\\\\\\\" - funksioni i rregullimit të temperaturës minimale të ujit.
  • Shtypni butonin \\\\\\\"Menu\\\\\\\" 4 herë në ekran do të shfaqet \\\\\\\"C00\\\\\\\" - funksioni i rregullimit të temperaturës maksimale të ujit të ftohtë.
  • Shtypni butonin \\\\\\\"Menu\\\\\\\" 5 herë në ekran do të shfaqet \\\\\\\"E00\\\\\\\" - funksioni i rregullimit të temperaturës minimale të ujit të ftohtë.
  • Rregullimi i temperaturës bëhet duke shtypur butoni + ose -.
  • Shtypni butonin \\\\\\\"Menu\\\\\\\" 6 herë në ekran do të shfaqet \\\\\\\"CP0-CP1\\\\\\\" - funksioni i shpërndarjes së gotës. (Rregullimi mundësohet me anë të butonave + & -.

Konfigurimi i pijeve:

  • Shtypni butonin \\\\\\\"Mode\\\\\\\" në ekran do të shfaqet \\\\\\\"SET\\\\\\\".
  • Klikoni \\\\\\\"Drink A\\\\\\\" një herë në ekran do të shfaqet \\\\\\\"000\\\\\\\". 
  • Në këtë opsion ju mund të rregulloni çmimin e pijes me anë të butonave + dhe - .
  • Klikoni \\\\\\\"Drink A\\\\\\\" dy herë, në ekran do të shfaqet \\\\\\\"A-1\\\\\\\".
  • Në këtë opsion ju mund të rregulloni sasinë e ujit. 
  • Klikoni \\\\\\\"Drink A\\\\\\\" tre herë, në ekran do të shfaqet \\\\\\\"A-2\\\\\\\".
  • Në këtë opsion ju mund të rregulloni sasinë e përbërësit për krijimin e pijes.
  • Klikoni \\\\\\\"Drink A\\\\\\\" katër herë, në ekran shfaqet sasia totale e shitjes së pijes përkatëse.

Në të njëjtën formë duhet të konfiguroni opsionet edhe për pijet e tjera!

ERROR CODE:

  1. E01 - Makineta nuk ka ujë mjaftueshëm. 
  2. E02 - Makineta nuk ka gota mjaftueshëm.
  3. E03 -Makineta nuk ka përbërës mjaftueshëm.