Frexhe Makine LED - T10 - Buzi Store

Frexhe Makine LED - T10

SKU:
Q556468
150L

Përshkrimi i Produktit

Frexhë Makine LED - T10  

Karakteristikat: 

  • Llamba është lehtësisht e instalueshme, Plug & Play.
  • Modul CanBus.
  • Model T10 (W5W).
  • Konsum i ulët energjie.
  • Fuqia 2.65watt.
  • Mundëson ndriçim të fuqishëm LED.
  • 9 dioda LED 3030-9SMD 
  • Të përshtatshme për modele të ndryshme makinash, si drita interiori dhe frexha targe apo feneri.

Instalimi:

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat T10)
  • Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
  • Brenda në kabinë, mund të ju nevojitet të hiqni pjesë plastike për të aksesuar llambën halogjene.
  • Për dritat e jashtme (Frexha Targe apo Pozicioni) mund të ju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
  • Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
  • Në rastin kur llamba nuk del me anë të rrotullimit apo tërheqjes mund të përdorni (me kujdes) pinca.
  • Vendosni llambën LED.
  • Instalojeni dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
  • Llambat LED T10 janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi. 
  • Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit. 
  • Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
  • Për dritat e jashtme, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre. 
  • NQS, jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë. 
  • Disa modele llambash janë me ndjeshmëri polare (+ -), në rast mos-funksionimi ndryshoni kahun e llambës