A5076
Makine Golfi Elektrike – per 8 Persona
In stock
In Automjete Elektrike
Transport komod: Kjo makinë golfi elektrike për 8 persona (7+1) është zgjidhja ideale për transportimin e grupeve në ambiente turistike, resorte, hotele, komplekse rezidenciale dhe hapësira të ndryshme private. E projektuar për të ofruar komoditet dhe lehtësi në përdorim, ajo…
Current price
ALL 650,000
Fast delivery in Albania
In stock and ready for delivery
Order now
Ask on WhatsApp
- Makinë transportimi elektrike (Golf)
- Ease of driving
- Motor i fuqishëm 4000Watt
- Bateri litium 72V 100Ah
- Karikim i plotë për rreth 8 orë
- Autonomi totale: deri në 100km (në varësi të terrenit dhe të peshës)
- Shpejtësi lëvizje e sugjeruar deri në 25km/h
- Sistem amortizimi me susta hidraulike
- Sistem frenimi me diskofren para dhe drum pas
- Total dimensions: 435 x 135 x 200cm (gjatësi/gjerës/lartësi)
- Hapësirë për 8 persona (7+1)
- Ulëse komode - me veshje lëkure
- Secila sendile e pajisur me rrip sigurimi
- Kamera e pasme.
- Sistem argëtimi me kasetofon (Radio, Bluetooth, Apple Carplay, Android Auto)
- 6 bokse muzike të integruar
- Doreza mbajtëse për komoditet gjatë hypjes apo dhe ecjes
- Goma format off-road: 20 x 6-10
- Marsh elektrike (D / N / R)
- Drita dhe sinjale LED
- E përshtatshme për përdorim në bujtina, resorte turistike, hotele, vende turistike, aeroporte, etj.
Makinë Golfi elektrike për 8 Persona
Transport komod: Kjo makinë golfi elektrike për 8 persona (7+1) është zgjidhja ideale për transportimin e grupeve në ambiente turistike, resorte, hotele, komplekse rezidenciale dhe hapësira të ndryshme private. E projektuar për të ofruar komoditet dhe lehtësi në përdorim, ajo kombinon funksionalitetin me një dizajn praktik dhe hapësirë të bollshme për pasagjerët. Makina është veçanërisht e përshtatshme për përdorim në bujtina, resorte turistike, hotele, aeroporte, komplekse rezidenciale dhe destinacione të ndryshme turistike.
Performancë dhe autonomi e lartë: E pajisur me motor elektrik të fuqishëm 4000W dhe bateri litiumi 72V 100Ah, kjo makinë ofron performancë të mirë dhe lëvizje efikase. Autonomia arrin deri në 100 km, në varësi të terrenit dhe peshës së ngarkesës, ndërsa shpejtësia e sugjeruar e lëvizjes është deri në 25 km/h. Bateria karikohet plotësisht për rreth 8 orë, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të përditshëm.
Siguri dhe qëndrueshmëri në lëvizje: Sistemi i amortizimit me susta hidraulike ndihmon në përthithjen e parregullsive të terrenit, duke siguruar një udhëtim më të rehatshëm për pasagjerët. Sistemi i frenimit kombinon diskofrenat në pjesën e përparme me frenat tambur (drum) në pjesën e pasme. Çdo sedilje është e pajisur me rrip sigurimi, ndërsa gomat Off-Road me përmasa 20 x 6-10 ofrojnë përshtatshmëri për sipërfaqe të ndryshme. Makina është e pajisur me kamera të pasme për ofruar siguri gjatë manovrimit mbrapsht.
Komoditet dhe argëtim për pasagjerët: Kabina është projektuar me 8 vende (7+1), me sedilje komode të veshura me lëkurë, duke krijuar një ambient të këndshëm gjatë udhëtimit. Për më shumë argëtim, makina disponon monitor (i cili sherben si ekran që ofron lidhje me Bluetooth, Apple Carplay Android Auto, Radio FM dhe njëkohësisht shfaq odometër, shpejtësinë e lëvizjes, autonominë dhe marshin aktual të përzgjedhur) Gjithashtu makina disponon edhe 6 bokse muzike të integruara. Dorezat mbajtëse lehtësojnë hipjen dhe zbritjen e pasagjerëve, duke shtuar prakticitetin në përdorimin e përditshëm.
Simple control: E pajisur me marsh elektrik me tre pozicione (D / N / R), makina ofron kontroll të lehtë dhe intuitiv gjatë manovrimit. Sistemi i ndriçimit dhe sinjalizimit LED siguron dukshmëri dhe identifikim më të mirë gjatë lëvizjes. Me përmasa totale 435 x 135 x 200 cm (gjatësi x gjerësi x lartësi), kjo makinë golfi elektrike ndërthur hapësirën, teknologjinë dhe funksionalitetin në një zgjidhje të vetme transporti në mjediset tuaja komerciale (bujtina, resorte, etj).
- SKU
- A5076
- Category
- Electric Vehicles
Fast deliveryYour order is delivered quickly to your address. Delivery usually takes 1–3 days, depending on the city.
ReturnsFor any problem with an online order, call us or contact us on social media and we will help you.
Recently viewed
Makine Golfi Elektrike – per 8 Persona
A5076
ALL 650,000


















