Fast delivery Cash on delivery

LED Bulb with Fan (35W)

In stock 3 sold In Llamba LED

Llambë 2 në 1 - Ndriçim & Fresk: Transformoni ambientin tuaj me këtë llambë moderne LED me ventilator të integruar, e cila kombinon ndriçimin e fuqishëm dhe freskimin efektiv në një pajisje të vetme. E projektuar për të kursyer hapësirë…

Current price 2800 L
Fast delivery in Albania In stock and ready for delivery
Order now

Contact us

SKU: A4508

  • Llambë LED 2n1
  • Freskuese e inkorporuar
  • Kontroll i lehtë me pult komandimi (veçmas për secilin opsion)
  • Ndriçim i rregullueshëm
  • Dritë në 3 ngjyra: të verdhë, të bardhë të ngrohtë ose të bardhë (3000K - 5500K)
  • Ndriçim i fuqishëm 2700Lumen
  • Fuqia 35watt
  • Ventilator me 3 nivele shpejtësie
  • E përshtatshme për përdorim në hapësira 15m² deri në 20m²
  • Compact design: 25cm diametër dhe 19.2cm lartësiduke përfshirë hapjen e fletave të ventilatorit: 57.5cm diametër
  • Montim i thjeshtë - pajisur me bazë E27
  • Pulti mundëson kontrolle të ndryshme të funksionalitetit të dritës:Ndezje dhe fikje, ndezje-fikje e freskueses, kontroll i temperaturës së ngjyrës + dritë e bardhë dhe - dritë e verdhë,Kontroll i nivelit të ndriçimit (ulje ose ngritje), fikje e dritës, kontroll i shpejtësisë së freskueses, vendosje kohëmatësi (2h ose 4H)

Llambë LED me ventilator (35W)

Llambë 2 në 1 – Ndriçim & Fresk: Transformoni ambientin tuaj me këtë llambë moderne LED me ventilator të integruar, e cila kombinon ndriçimin e fuqishëm dhe freskimin efektiv në një pajisje të vetme.
E projektuar për të kursyer hapësirë dhe për të rritur komoditetin, kjo llambë është ideale për dhoma gjumi, dhoma ndenjeje, zyra, studio apo ambiente të tjera me sipërfaqe nga 15 m² deri në 20 m². 
Falë kontrollit të thjeshtë, ju mund të përdorni vetëm dritën, vetëm ventilatorin ose të dyja njëkohësisht, duke ju ofruar fleksibilitet maksimal gjatë gjithë vitit.

Dizajn Kompakt – Lehtësi montimi: Falë dizajnit kompakt dhe funksional, pajisja ofron ndriçim cilësor dhe qarkullim të ajrit pa pasur nevojë për instalimin e veçantë të një ventilatori tavani.
Me diametër prej vetëm 25 cm dhe lartësi 19.2 cm, kjo llambë ruan një pamje elegante dhe minimale.
Kur hapen fletët e ventilatorit, diametri total arrin në 57.5 cm, duke siguruar qarkullim optimal të ajrit pa zënë hapësirë shtesë në dhomë.
Montimi është i shpejtë dhe i thjeshtë, pasi pajiset me bazë standarde E27, duke u përshtatur me shumicën e mbajtëseve ekzistuese të llambave.
Zgjedhje ideale për ambiente të ndryshme rezidenciale dhe komerciale.

Ndriçim i Rregullueshëm: Llamba LED ofron ndriçim të fuqishëm prej 2700 lumen dhe fuqi prej 35W, duke garantuar shpërndarje të njëtrajtshme të dritës në të gjithë ambientin.
Temperatura e ngjyrës mund të rregullohet sipas preferencës, duke ju lejuar të zgjidhni ndërmjet tre toneve të ndryshme të dritës: Dritë e verdhë e ngrohtë (3000K) – Dritë e bardhë e ngrohtë – Dritë e bardhë (deri në 5500K).
Përveç zgjedhjes së ngjyrës, mund të rregulloni edhe intensitetin e ndriçimit, duke krijuar atmosferën ideale për pushim, punë, lexim ose aktivitete të përditshme. 
Përzgjedhja është mjaft e lehtë, behet me anë të butonave përkatës në pultin e komandimit. 

Ventilator me 3 Nivele Shpejtësie: Ventilatori i integruar siguron qarkullim të këndshëm të ajrit dhe mund të përdoret në mënyrë të pavarur nga ndriçimi.
Me tre nivele të ndryshme shpejtësie, ju mund të zgjidhni intensitetin e freskimit sipas nevojës dhe temperaturës së ambientit. 
Freskuesja e inkorporuar mundëson qarkullim efikas të ajrit për tiu dhënë komoditet gjatë përdorimit.

Kontroll i thejshtë me Pult Komandimi: Ndriçuesi është i pajisur me pult komandimi, i cili ju lejon të kontrolloni të gjitha funksionet pa u ngritur nga vendi. Përmes pultit mund të:

Ndizni dhe fikni dritën
Ndizni dhe fikni ventilatorin
Ndryshoni temperaturën e ngjyrës së dritës
Rregulloni intensitetin e ndriçimit
Kontrolloni shpejtësinë e ventilatorit
Aktivizoni kohëmatësin automatik (2 ose 4 orë)
Menaxhoni funksionet e dritës dhe ventilatorit në mënyrë të pavarur

SKU
A4508
Weight
0,1 kg
Category

Fast deliveryYour order is delivered quickly to your address. Delivery usually takes 1–3 days, depending on the city.
ReturnsFor any problem with an online order, call us or contact us on social media and we will help you.

Similar products

Scroll to load more products
Load more
2800 L