SmartWatch Set 7+1 T2000
Smart Watch:Pajisje moderne dhe funksionale që kombinon stilin me teknologjinë për përdorim të përditshëm.Ora lidhet lehtësisht me telefonin tuaj përmes Bluetooth-it dhe ju mundëson të kryeni dhe të pranoni telefonata direkt nga kyçi i dorës si dhe të merrni njoftime…
- Lidhje Bluetooth për telefonata dhe sinkronizim me smartphone.
- Ekran me prekje me disa stile (dial) të ndryshme të personalizueshme.
- Mbështetje për njoftime nga aplikacione si telefonata, SMS, WhatsApp, Facebook, etj.
- Monitorim i shëndetit: matje e rrahjeve të zemrës, presionit të gjakut dhe monitorim i gjumit.
- Regjistrim aktiviteti ditor: numërim hapash, kalori dhe kohë aktiviteti.
- 11 mënyra sportive të integruara (vrap, ecje, çiklizëm, basketboll, volejboll, etj.).
- Telefonata Bluetooth me altoparlant dhe mikrofon të integruar.
- Funksion NFC (opsional) për përdorim si kartë hyrjeje.
- Kontroll muzikor nga ora (Bluetooth music).
- Bateri e rikarikueshme me karikim magnetik/USB.
- Menu e thjeshtë dhe përdorim i lehtë përmes ekranit me prekje dhe butonit anësor.
- Përputhshmëri me Android dhe iOS.
- Sinkronizim i të dhënave përmes aplikacionit mobil.
- Mundësi rikthimi në parametrat e fabrikës.
SmartWatch Set 7+1 T2000
Përshkrimi:
Smart Watch:Pajisje moderne dhe funksionale që kombinon stilin me teknologjinë për përdorim të përditshëm.Ora lidhet lehtësisht me telefonin tuaj përmes Bluetooth-it dhe ju mundëson të kryeni dhe të pranoni telefonata direkt nga kyçi i dorës si dhe të merrni njoftime nga aplikacionet kryesore pa pasur nevojë të nxirrni telefonin.
Funksionet:E pajisur me funksione të avancuara monitorimi shëndeti ajo ju ndihmon të mbani nën kontroll rrahjet e zemrës,presionin e gjakut dhe cilësinë e gjumit.Për adhuruesit e aktivitetit fizik ora ofron disa mënyra sportive që regjistrojnë kohën e ushtrimit, hapat dhe kaloritë e djegura.
Dizajni:Falë ekranit me prekje dhe stileve të ndryshme të dizajnit, ora përshtatet lehtësisht me stilin tuaj personal.Funksioni NFC (në modelet që e mbështesin) e bën atë edhe më praktike duke e shndërruar në një zgjidhje të përshtatshme për hyrje pa çelës.Me bateri të rikarikueshme dhe përdorim intuitiv, kjo smart watch është zgjedhje ideale për punë, sport dhe jetën e përditshme.
Instalimi:
- Karikoni orën për rreth 2 orë para përdorimit të parë.
- Shkarkoni aplikacionin përkatës duke kërkuar në App Store ose Google Play (sipas udhëzimit të orës).
- Aktivizoni Bluetooth-in në telefonin tuaj.
- Ndizni orën duke mbajtur shtypur butonin anësor për 3 sekonda.
- Hapni aplikacionin në telefon dhe kërkoni pajisjen për ta çiftuar (pair).
- Konfirmoni lidhjen në telefon dhe në orë.
- Jepni lejet e nevojshme në aplikacion (njoftime, kontakte, aktivitet).
- Pas lidhjes së suksesshme, ora është gati për përdorim dhe sinkronizim të të dhënave.
- SKU
- 817492200020
- Weight
- 0,1 kg
- Category
- Smart Watches
