Përshkrim
Set llambash LED 135W.
Karakteristikat:
- Set dritash, të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh.
- Instalim i thjeshtë, Plug & Play për shumicën e makinave.
- Modelet në gjendje:
H7, 9005, 9006 dhe H11. - Llambat LED mundësojnë ndriçim të fuqishëm LED me ngjyrë të bardhë.
- Fuqia: 135Watt.
- Drita: 6000K.
- Voltazhi: 10-24V.
- Ndriçimi i ofruar është thuajse 200% më shumë se llamba halogjene.
- Për disa lloje automjetesh, mund të ju nevojitet adaptor montimi.
Instalimi:
- Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
- (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni dritat.
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.
(H11 – 9005 – 9006)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas (9:00 dhe 3:00).
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.
Nuk ka ende komente.