Përshkrim
Set llambash me lupa A80.
Përshkrimi:
Set Dritash LED me Lupë: Seti i llambave LED është aksesor i përshtatshëm për rritjen e ndriçimit të makinës tuaj.
Seti mundëson ndriçim të fokusuar me anë të mini lupës së integruar në trup.
Lupa e integruar mundëson dalje drite me vijëzim (duke mundësuar ndriçim të fuqishëm pa penguar përdoruesit e tjerë të rrugës.
Ndriçim i fuqishëm: Seti i dritave LED janë të pajisura me çip LED 3570, e cila mundëson ndriçim të fuqishëm.
Konsum i ulët energjie me nivel ndriçimi më të madh.
Secila llambë ka fuqi prej 45W. Punojnë në voltazh: DC 12-24V.
Ndërtuar me material rezistent Aliazh Alumini, që mundëson transmetim të mirë të nxehtësisë.
Modele të ndryshme: Seti i llambave LED vijnë në 3 modele të ndryshme H7, H11 dhe 9005.
Seti i dritave janë të përshtatshme për modele të ndryshme automjetesh që kanë fener me reflektor.
Të pajisura me paketë CanBus, nuk shfaqin error në kroskotin e makinës.
Kujdes! Nuk përshtaten për makina që kanë fener me lupa.
Për instalim korrekt, sugjerohet instalimi nga një Elektroauto.
Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
- (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in dhe lupën.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur.
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambën.
- Vendosni kapakun mbrojtës të fenerit.
H11 & 9005
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që dritat LED të jenë të orierientuara si duhet.
(Në paketim keni çelës hegzagon për ndihmesë në instalimin e duhur). - Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat.
- Vendosni kapakun mbrojtës të fenerit.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimin.
Disa modele makinash kanë nevojë për heqjen e mini-reflektorit në brendësi të fenerit.
Nuk ka ende komente.