Përshkrim
Set llambash LED.
Karakteristikat:
- Të pajisura me paketë CanBus, nuk shfaqin error në kroskotin e makinës.
- Ftohje me anë të ventilatorit të inkorporuar.
- Trup me material rezistent Aliazh Alumini.
- Dritat mundësojnë ndriçim të fuqishëm LED.
- Dritë e bardhe 5500K.
- Fuqia 30Wat.
- Voltazhi DC 9-24V.
- Modelet në gjendje: H1, H3, H7, 9006.
- Dritat janë Plug & Play për shumicën e makinave.
- Disa modele automjetesh kanë nevojë për adaptor montimi.
Instalimi:
- Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
- (H7)Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas, Sipas pozicionimit të akrepave të orës 09:00 & 03:00)
- Montoni fishat fuqizuese.
Disa modele automjetesh mund të kenë nevojë për adaptor montimi.
(9006)
- Fikni makinën.
- Hiqni kapakun e fenerit.
- Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
- Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
- Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
- Sigurohuni që çipat LED të jenë të orientuara majtas-djathtas (9:00 dhe 3:00).
- Montoni fishën fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.
Nuk ka ende komente.