Frexh LED T10

  • Transport i Shpejtë

    Merrni produktet në kohë të shpejte
  • Kthime te Lehta

    Politika e kthimit që ju lejon të blini me lehtësi
  • Gjithmonë Autentike

    Ne shesim produkte 100% autentike
  • Blerje të Sigurta

    Të dhënat tuaja janë gjithmonë të mbrojtura

150L

Ka stok

Highlights

  • Fuqia 2.31Watt. 
  • Voltazhi DC12V. 
  • Ndriçim 360°. 
  • Model T10 – W5W. 
  • Ngjyrë e bardhë: 6000K. 
  • Lehtësi instalimi – Plug & Play.
SKU: Q848982 Kategori:

Përshkrim

Frexhë LED T10

Përshkrimi:

Ndriçim 360°: Frexha mundëson ndriçim të fuqishëm LED me anë të 10 LED-eve të inkorporuar.
Ndriçim LED 360°, me ngjyrë të bardhë.

Shumëpërdorimshme: Frexha LED është e përshtatshme për përdorime të ndryshme.
Shërben si: ndriçues zëvendësues për frexhat e portotargës, ndriçues kabine,
frexhat e pozicionit dhe për frexhat e poshtme të derës.

Konsum i ulët energjie: Frexha mundëson ndriçim të fuqishëm LED.
Fuqia 2.31W. Voltazhi DC12V. 

Instalim i thjeshtë: Frexha është lehtësisht e instalueshme, Plug & Play.
Zëvendësim direkt, mjafton që foleja e llambës të jetë tip T10.

Kujdes!

LED-i nuk duhet të preket me dorë. Për instalimin sugjerohet të përdorni doreza.

Instalimi:

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Merrni materialet që mund të ju nevojiten, (Doreza, Pinca, Llambat T10)
  • Përzgjidhni se ku doni të zëvendësoni Frexhën.
  • Brenda në kabinë, mund të ju nevojitet të hiqni pjesë plastike për të aksesuar llambën halogjene.
  • Për dritat e jashtme (Frexha Targe apo Pozicioni) mund të ju nevojitet të hiqni vida ose kapse plastike.
  • Për të hequr llambën halogjene nga foleja, mund të ju duhet të rrotullisni apo të tërhiqni llambën nga foleja.
  • Në rastin kur llamba nuk del me anë të rrotullimit apo tërheqjes mund të përdorni (me kujdes) pinca.
  • Vendosni llambën LED.
  • Instalojeni dhe sigurohuni që të jetë e vendosur siç duhet në vendin e saj.
  • Llambat LED T10 janë të ndërtuara për tu instaluar në mënyrë direkte pa nevojë modifikimi. 
  • Testoni llambën LED përpara se të ri-instaloni sendet që hoqët gjatë proçesit të montimit. 
  • Për dritat e brendshme, sigurohuni që të vendosni pjesët plastike në vendin e tyre.
  • Për dritat e jashtme, sigurohuni që të montoni vidat apo kapset në vendin e tyre. 
  • NQS, jeni duke zëvendësuar llamba të ndryshme përsërisni hapat për secilën llambë. 
  • Disa modele llambash janë me ndjeshmëri polare (+ -), në rast mos-funksionimi ndryshoni kahun e llambës.

Informacion shtesë

Peshë0.1 g/kg
0.0/5
0 reviews
0
0
0
0
0

Nuk ka ende komente.

Bëhu i pari që komenton “Frexh LED T10”