Përshkrim
Llamba LED H7
Karakteristikat:
- Të përshtatshme për modele të ndryshme makinash.
- Modele të ndryshme H1, H7 & H11.
- Ndriçim i fuqishëm LED, deri në 50W.
- Dritë LED me ndriçim të fuqishëm 10000Lumen.
- Dritë e bardhë 6500K.
- Ndriçim në distancë më shumë se 500m.
- Ndërtuar me material rezistent aliazh alumini, kundër uji IP67.
- Voltazhi DC 9V-32V.
- Ftohje efikase me anë të ventilatorit të integruar.
- Të pajisur me çip CanBus, nuk shfaqin error në makinën tuaj.
Instalimi:
Në varësi të modelit të të makinës, ndryshon dhe instalimi i llambave.
Disa modele automjetesh mund të nevojitet përdorim adaptori për instalimin e dritave LED.
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
- Vendosni llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas).
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni dritat LED.
- Vendosni kapakun mbrojtës
Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për të shtuar sasinë e ajrit për ventilim.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalimin, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin e saktë.
Nuk ka ende komente.