Set Llambash LED XS-130
Set Zëvendësues: Aksesor të përshtatshëm për zëvendësimin e dritave të vjetra të makinës tuaj. Zëvendësim i dritave halogjene apo dritave të djegura me drita LED. Set i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh. Modele të ndryshme: Seti i llambave LED…
- Set zëvendësues
- Modelet në gjendje momentale:H1, H7, H11, 9006, 9005
- Output 120watt (secila llambë)
- Voltazh DC12V
- Dalje drite në ngjyrë të bardhë 6000K
- Strukturë rezistente aliazh alumini
- Ventilator i inkorporuar (ftohje e forcuar)
- Instalim i lehtë (plug & play) për shumicën e makinave.
- Modul CanBus (parandalon shfaqjen e errore-ve)
Set llambash LED XS-130
Përshkrimi:
Set Zëvendësues: Aksesor të përshtatshëm për zëvendësimin e dritave të vjetra të makinës tuaj.
Zëvendësim i dritave halogjene apo dritave të djegura me drita LED.
Set i përshtatshëm për modele të ndryshme automjetesh.
Modele të ndryshme: Seti i llambave LED përshtatet për përdorim në modele të ndryshme, në gjendje momentale.
H1 – zëvendësim i dritave të gjata ose të mjergullës, në varësi të modelit të makinës.
H7 – zëvendësuese për dritat e gjata, dritat e shkurtra ose të dritave të mjergullës (në varësi të makinës).
H11 – zëvendësuese për dritat e shkurtra & të mjergullës
9006 – zëvendësuese për dritat e shkurtra & të mjergullës
9005 – zëvendësuese për dritat e gjata & të mjergullës
Modul CanBus: Seti i dritave është i pajisur me modul CanBus.
Modul i cili mundëson punimin e dritave pa shfaqur error në kroskot.
Jetëgjatësi: Secila nga dritat është e ndërtuar me material rezistent aliazh alumini dhe tub bakri.
Materiale të cilët mundësojnë rezistencë të theksuar ndaj tronditjeve gjatë rrugës, përçim të njëtrajtshëm të temperaturës.
Ventilatori i inkorporuar, mundëson ftohje të forcuar të secilës llambë.
Ndriçim i fuqishëm: Secila nga llambat mundëson ndriçim të fuqishëm LED në ngjyrë të bardhë (6000K).
Voltazhi i punës DC12V, me fuqi 120watt secila.
Instalimi:
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
Për instalimin e llambave LED mund tju nevojitet adaptor.
Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.
(H7)
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
- Hiqni fuqizuesin e llambës.
- Hiqni llambën e vjetër halogjene.
- Hiqni kapsen nga llamba LED.
- Montoni kapsen në vendin e llambës.
- Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
- Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara majtas-djathtas.)
- Montoni fishat fuqizuese.
- Testoni llambat (ndizini).
- Vendosni kapakun mbrojtës.
- SKU
- A3006
- Pesha
- 0,1 kg
- Kategoria
- Llamba 12v
