A2269

LED H4 – 63W (M8 Pro)

Në stok 1 shitje Në Llamba 12v

Set Llambash LED: Seti i llambave LED është i përshtatshëm për përdorim në modele të ndryshme automjetesh. Seti shërben për zëvendësimin e llambave të dëmtuara ose llambave halogjene. Dalje drite e fuqishme, secila nga llambat mundëson dalje drite me fuqi…

Çmimi aktual 2500 L
Transporti i shpejtë në Shqipëri Në stok dhe gati për dorëzim
Porosit tani

  • Set llambash LED
  • Model H4 (Hi-Low)
  • Fuqia: 63W (secila)
  • Voltazh: DC 12V
  • Ventilator i inkorporuar - 6500 rpm
  • Material rezistent aliazh alumini & tuba bakri.
  • Modul CanBus
  • Dalje drite në ngjyrë të bardhë 6000K
  • Instalim i lehtë - përshtatshmëri për modele të ndryshme automjetesh.

LED H4 – 63W (M8 Pro)

Përshkrimi:

Set Llambash LED: Seti i llambave LED është i përshtatshëm për përdorim në modele të ndryshme automjetesh. 
Seti shërben për zëvendësimin e llambave të dëmtuara ose llambave halogjene. 
Dalje drite e fuqishme, secila nga llambat mundëson dalje drite me fuqi 63Watt.

Model H4: Seti i llambave H4 shërben për makina të cilat kanë dritat e gjata dhe të shkurtra në një llambë.
Modeli H4 mundëson dalje drite me fuqi të lartë, secila nga llambat ka fuqi prej 63watt.
Funksionon me voltazh DC 12V. 

Jetëgjatësi: Seti i llambave LED është i ndërtuar me mateiral rezistent aliazh alumini me tuba bakri të integruar.
Këto dy material mundësojnë shpërndarjen e njëtrajtshme të nxehtësisë së krijuar nga LED-i.
Secila prej tyre është e pajisur me ventilator i cili ndizet në mënyrë automatike sapo LED-i të ndizet. 
Ventilatori rrotullohet me shpejtësi të lartë prej 6500 rrotullime për minut duke ofruar ftohje efikase.

Modul CanBus: Llambat janë të pajisura me modul CanBus i cili parandalon shfaqjen e error-eve në lidhje me llambat në kroskot duke mundësuar funksionim normal të dritës. 

Instalim i lehtë: Frexhat dhe llambat LED janë lehtësisht të instalueshme. 
Plug & Play për shumicën e automjeteve.
Dritat mund ti instaloni vetë, por për efikasitet sugjerohet instalimi nga një elektroauto.
(H4)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës.
  • Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Testoni dritat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.
    Sugjerohet që kapakut ti bëni një vrimë për ajrosje më të mirë.

Pyetje të Shpeshta:

  1. A mund ti instaloj vetë?
    Po, ju mund ti instaloni vetë dritat LED, por kjo gjë bëhet në rriskun tuaj.
    Ne ju sugjerojmë, që ti instaloni në një servis apo elektroauto për siguri dhe efikasitet.
  2. Për çfarë makine përshtatet, modeli i llambës H4?
    Llamba H4, mundëson ndriçim të fuqishë (dy funksione në një llambë) funksionon si drita të shkurtra dhe të gjata. 
    Makina të ndryshme kanë fenerë me modele llambash të ndryshme. 
    Ju, duhet të konfirmoni fillimisht modelin e llambës në fenerin e automjetit tuaj. 

SKU
A2269
Pesha
0,1 kg
Kategoria

Transport i shpejtëPorosia juaj dërgohet shpejt në adresën tuaj. Koha e dorëzimit është zakonisht 1–3 ditë, në varësi të qytetit.
Kthimi i produktevePër çdo problem me porositë online, na telefononi ose na kontaktoni në rrjetet sociale dhe ne do t'ju ndihmojmë.
2500 L