Përshkrim
Kasetofon Android 9inç për Volkswagen
Përshkrimi:
Kasetofon Android: Aksesor i përshtatshëm për automjete të ndryshme të markës Volkswagen, Seat & Skoda.
- Volkswagen Golf 5 (2003-2008).
- Volkswagen Golf 6 (2009-2013).
- Volkswagen Golf Plus (2003-2013).
- Volkswagen Tiguan (2007-2017).
- Volkswagen Touran (2003-2017).
- Volkswagen Caddy (2003-2018).
- Volkswagen Polo (2009-2014).
- Volkswagen Passat CC (2008-2017).
- Volkswagen Passat (2005-2013).
- Volkswagen Jetta (2005-2013).
- Volkswagen Amarok (2010-2015).
- Volkswagen Multivan T5 (2010-2013).
- Volkswagen Scirocco (2008-2017).
- Seat Altea XL (2007-2013).
- Seat Altea (2004-2012).
- Skoda Octavia (2005-2013).
- Skoda Yeti (2008-2017).
Modul CanBus: Kasetofoni është i pajisur me modul CanBus, i cili mundëson lidhjen direkte të kasetofonit
me makinën, duke ju shfaqur informacione të shumta të makinës.
Moduli mundëson kontroll me anë të komandave të timonit.
Carplay & Android Auto: Kasetofoni është i përshtatshëm me versionet e sistemeve më të fundit iOS dhe Android.
Mundësi kontrolli me zë, e nevojshme gjatë drejtimit të makinës.
Ju mund të përdorni hartën (Waze, Maps, Google Maps, etj.), mund të bëni telefonata,
gjithashtu dhe të shijoni muzikën tuaj të preferuar.
Lidhja mundësohet me anë të fishës USB, Bluetooth-it dhe Wireless-it.
Teknologji Wireless & Bluetooth: Kasetofoni është i pajisur me teknologji Wireless dhe Bluetooth.
Me anë të wireless-it kasetofoni mundëson navigim në internet (hapje të aplikacioneve të ndryshme (Youtube, Maps etj).
Teknologji Bluetooth, me anë të së cilës mundësohet dëgjim muzike, bërje telefonatash etj.
Ekran 9inç – Kamera e pasme: Kasetofoni është i pajisur me ekran me prekje.
Ekran 9inç, i ndjeshëm dhe me rezistencë të theksuar ndaj gërvishtjeve.
Kasetofoni suporton lidhje me kamera të pasme.
Kamera hapet në mënyrë direkte sapo ju të vendosni marshin indietro.
Instalim i lehtë: Kasetofoni është lehtësisht i instalueshëm, por për efikasitet sugjerohet instalim nga një elektroauto.
- Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
- Mblidhni materialet e nevojshme për instalimin e thjeshtë të kasetofonit: Pinca, Izolant, Kasetofonin Android, Kapse për hapjen e kasave, Kaçavidë T15, Doreza, etj.
- Hiqni me kujdes kasën mbajtëse të kasetofonit.
- Hiqni vidat fiksuese të panelit (nëse ka).
- Çmontoni kasetofonin aktual të makinës (Zakonisht ka 4 vida T15).
- Hiqni me kujdes fishat konetuese në pjesën e pasme.
- Vendosni fishat përkatëse të kasetofonit Android.
- Montoni me ngjitje GPS në një hapësirë ku nuk pengon.
- Nxirrni nga kroskoti fishat USB, të cilat ju nevojiten për karikim apo konektim të pajisjeve të ndryshme elektronike.
- Konektoni fishën CanBus të kasetofonit me fishat aktuale të makinës (për të mundësuar lidhjen e komandave të timonit me kasetofonin).
- Montoni kasetofonin Android në folenë e kasetofonit të makinës.
- Testoni funksionet e kasetofonit duke përfshirë: kualitetin e zërit, Ekranin, Bluetooth dhe GPS.
- Vendosni 4 vidat T15.
- Vendosni kasën e kasetofonit me kujdes.
- Rregulloni sipas preferencës menunë e kasetofonit tuaj.
Për instalim të sigurtë sugjerohet instalimi nga një ekspert, ose konsultimi me një të tillë.
Nuk ka ende komente.