Llamba 12v Set Llambash LED F2 Buzi Store

Set Llambash LED F2

SKU:
00004106
3,500L

Përshkrimi i Produktit

Set me drita LED F2

Karakteristikat:

  • Set H7 - H11 - H1.
  • Të përshtatshme për modele të ndryshme makinash.
  • Ndriçim i fuqishëm LED, 6000 lumen.
  • Fuqia 36W.
  • Tension DC 9-32V.
  • Shkalla e rezistencës ndaj ujit IP65.
  • Temperatura e ngjyrave 6500K.
  • Jetëgjatësi e madhe deri në 30,000 orë pune.
  • Shpërndarje e nxehtësisë, bëhet ndërmjet trupit me material Alumini të cilësisë së lartë (Alumin 6063) dhe ventilatorit me shpejtësi të madhe.
  • Temperatura e funksionimit -40°C~+80°C.
  • Lehtësisht të instalueshme.

Instalimi:
Në varësi të modelit të llambës dhe modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave. (H7)

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni Llambën LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas, në drejtimin e akrepave të orës 09:00 & 15:00)
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni llambën.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.

(H11)

  • Fikni makinën.
  • Hiqni kapakun e fenerit.
  • Hiqni fishën fuqizuese të llambës.
  • Rrotulloni llambën në kahun orar për ta hequr.
  • Me kujdes vendosni llambën LED duke e rrotulluar në kahun kundërorar për ta montuar.
  • Sigurohuni që diodat LED të jenë të orierientuara majtas-djathtas.
  • Montoni fishën fuqizuese.
  • Testoni llambat.
  • Vendosni kapakun mbrojtës.
    Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimi.

Video