Llamba 12v Set llambash LED H4 F2 Buzi Store

Set Llamba LED H4 F2

SKU:
00007230
3,900L

Përshkrimi i Produktit

Set llamba LED H4

Karakteristikat:

  • Të përshtashme për shumë modele makinash.
  • Super ndriçim 12000 lumen.
  • Ngjyrë e bardhë, 6500K.
  • Fuqia 36W.
  • Tension 12V.
  • Drita LED shume cilësore, me jetëgjatësi rreth 30.000 orë pune.
  • Trup alumini i pajisur me ventilator për ftohje efikase e cila mundëson rritjen e jetëgjatësisë.
  • Nuk shfaqin error, të pajisur me çip CanBus.

Instalimi:
Në varësi të modelit të makinës ndryshon dhe instalimi i llambave.

  • Sigurohuni që makina të jetë e fikur.
  • Hiqni kapakun mbrojtës të fenerave.
  • Hiqni fuqizuesin e llambës.
  • Hiqni llambën e vjetër halogjene.
  • Hiqni kapsen nga llamba LED.
  • Montoni kapsen në vendin e llambës LED.
  • Vendosni Llamben LED me kujdes pa prekur LED-in.
  • Sigurohuni ta vendosni në pozicionin e duhur (panelet LED të jenë të pozicionuara  majtas-djathtas).
  • Montoni fishat fuqizuese.
  • Testoni dritat.
  • Montoni kapakun mbrojtës.

Sugjerohet që kapakut mbrojtës ti bëhet një vrimë për mundësi të shtuar ventilimi.
Në rast se ndiheni të pa sigurtë apo keni vështirësi në instalimin, sugjerohet të shkoni në një teknik për të mundësuar instalimin e saktë.

Video