Përshkrim
Ujëvarë Dekorative me Dizajn Mulliri Uji
Ujëvarë dekorative: Kjo ujevarë eshte një aksesor dekorues për ambientin tuaj të brendshëm, i cili përveç pamjes i shton edhe dritë ambientit tuaj. Ujëvara ka një dizajn të thjeshtë dhe kompakt duke mos zënë shumë hapësirë. Ajo paraqet një imazh të një mulliri uji mbi një shkëmb. Përmasat e saj totale janë 29x17x48 cm dhe ka një unazë me dritë LED me diametër 30 cm. Unaza vendoset mbrapa ujevarës dhe fiksohet shumë lehtë.
Fuqizuesi i unazës LED: Unaza me drita LED ka tension hyrëse 100-240V dhe frekuenca 50/60 Hz, ndërsa dalja është 12V dhe rrymë 1A. Fuqia dalëse është 12W.
Pompa zhytëse: Për qarkullimin e ujit të ujëvarës nevojitet një pompë e cila montohet shumë lehtë. Pompa është zhytëse dhe vendoset në pjesën e pasme dhe zhytet totalisht në ujë. Fuqia e saj është 4W, tensioni hyrës është 220-240V dhe ka frekuenca 50/60 Hz. Lartësia maksimale që mund të shtyj pompa është 70cm dhe mund të rregullohet mes 0-70 cm, ku rrjedha maksimale është 280 L/h. Temperatura e ujit duhet të jetë maksimalisht 35 gradë dhe jo më shumë, si dhe nuk duhet që pompa të ndizet nëse nuk është e zhytur në ujë totalisht.

Nuk ka ende komente.